TIRANE-Presidenti Ilir Meta vlerësoi vendimin e Ministrisë së Arsimit për shtyrjen e zgjedhjeve në universitete, ndërsa lidhur me cështjen Dvorani, ai tha se përgjegjësia i mbetet KLGJ-së, si autoritetin përgjegjës për të vendosur për fatin e Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë dhe rrjedhimisht si drejtuesi i KED-së. Tre ditë më parë KLGJ vendosi t’i drejtohet për mendim misionit të EURALIUS dhe OPDAT-it, nëse duhet të shprehej pro apo kundër kërkesës së Metës, për ta shpallur të përfunduar mandatin e Dvoranit për shkak të zgjedhjes së 3 anëtarëve të rinj të gjykatës.

Prononcimi i Presidentit Ilir Meta
Së bashku me shoqatën e talesemikëve dhe ministrinë e Shëndetësisë dhe studentëve ishin pjesë e një seance model të dhurimit të gjakut. Ky është një kontribut i shkëlqyer në këto kohë. Nevojat janë të mëdha për dhurimin e gjakut, por edhe vështirësia për të dhuruar është e konsiderueshme për shkak të lëvizjes apo frenimeve psikologjike. Sot është momenti të apelojmë për një fushatë të parandalimit të talesemisë përmes diagnostikimit, apo terapive të reja që të jenë sa më arritshme dhe suksesshme. Nuk duhet të harrojmë kontributin e cdo qytetari.

Si e vlerësoni vlerësimin e KLGJ-së për cështjen Dvorani për të marrë mendimin e SHBA-BE?
E kam dhënë një përgjigje për këtë, është një përgjegjësi që i mbetet vetëm KLGJ-së.

Si e komentoni shtyrjen e zgjedhjeve?
Është një vendim i arsyeshëm dhe i pritshëm, pasi në një periudhë të vendosur nga parlamenti të fatkeqësisë natyrore nuk ishte e mundur për të pasur zgjedhje përfshirëse demokratike sikur duhet të meritojnë universitetet.

Sot në fuqi kodi penal, keni një mesazh për qytetarët?
Të gjithë të bëjnë detyrën e tyre me përgjegjësi, që qeveria, Shëndetësia, policia, prokuroria dhe gjykatat të nxjerrin aktet dhe udhëzimet në frymën e ndryshimeve që u bënë në Kodin penal që janë më të avancuara në kontinent sipas standardeve daneze. Por duhet edhe kolona e akteve të tjera në këtë frymë që t'u shërbejë atyre qëllimeve, që synojnë mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

PD-ja ka nisur shqetësimin për të kufizuar liritë themelore, ndani të njëjtin shqetësim?
Lidhur me cështjen e protestave apo tubimeve apo manifestimeve, duhet të thkesoj se kushtetuta e garanton në mënyrë të qartë, këtë të drejtë themelore në cdo rrethane apo kushtesh, kjo e drejtë duhet respektuar. Por duke qenë se jemi në një situatë të vencatë, duhen marrë masat jo që të ndalohen, por të zhvillohet në përputhje me kushtet specifike të distancimit social, të ruajtjes së sigurisë të atyre që duan të organizojnë manifestim dhe duhet të jenë paqësore.

Muaj e fundit keni dhuruar shumë gjak, nuk jeni iu shqetësuar se keni humbur shumë gjak?
Është e rëndësishme që tu bëhet e qartë të gjithëve që për atë që dhuron është shumë e shëndetshme, jo vetëm nga ana morale, por edhe një proces që të zbukuron. Ato vajzat që po dhuronin gjak ishin të bukura se po dhuronin gjak, prandaj nxitoni.