Meta: Shumë shpejt vezët "Made
  in Albania" në tregun e BE-së

Meta: Shumë shpejt vezët   in Albania" në tregun e BE-së">
DURRES - Së shpejti Shqipëria do të nisë eksportin e vezëve në tregjet e vendeve të Bashkimit Evropian duke promovuar edhe më tej produktet ‘made in Albania”. Deklarata u bë publike nga kreu i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, njëherësh kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa i dorëzoi certifikatën e cilësisë Pulari Reas në Xhafzotaj të Durrësit.
 
Me këtë mundësi, theksoi Meta, do të bëhet i mundur dyfishimi i prodhimit duke ndikuar drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit.
 
“Dua të përgëzoj ministrin Panariti për punën shumë të mirë për të rikrijuar besimin tek partnerët tanë që së shpejti të fillojë edhe eksporti i vezëve në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian. Kjo do të bëjë të mundur dyfishimin e kapacitetit të prodhimit, por edhe do të sigurojë nevojat e vendit njëkohësisht do të sigurojë një mundësi të shkëlqyer për të fituar nga eksporti edhe për ekonominë tonë kombëtare. Ministria i ka zgjidhur pengesat e deritanishme për të hapur tregjet evropiane. Do të jetë e shpejtë dita kur këto vezë do të shkojnë edhe në tregun gjerman dhe gjithë tregun e BE. Do ndihemi mirë kur të shohim atje vezë “made in Albania”. Ne i kemi të gjitha resurset, me më shumë mbështetje nga shteti jam i bindur që shumë shpejt Shqipëria do të ketë një burim shumë të mirë të të ardhurave nga eksporti”, -u shpreh Meta.

Panariti: Me hapjen e eksporteve Shqipëria do të prodhojë 600 milionë koka në vit, nga 300 milionë që është aktualisht
Në ceremoninë e dhënies së certifikatës  ndaj pularisë Reas për plotësimin e standardeve evropiane të prodhimit të vezëve, ishte i pranishëm edhe ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, i cili tha se Shqipëria është gati për të hapur eksportin për vezën e freskët në Bashkimin Evropian. Sipas tij, me hapjen e eksporteve vendi ynë do të ketë mundësitë që të dyfishojë prodhimin e vezëve, nga 300 milionë kokra që është aktualisht në vit, në 600 milionë. 

“Prodhimi i vezëve të Shqipërisë do të njohë një prespektivë të re në tregun ndërkombëtar”, tha ai. 

meta panariti

Ministri siguroi se prodhimi i vezeve Reas eshte bio dhe cilesia mjaft e larte.

“Kjo ndërmarrje tregon se sa potenciale të pashrfytëzueshme ka. Ne do të jemi në krah të këtyre iniciativave. Kam shëtitur edhe në vende  të BE dhe sipërmarrje të tilla krenojnë edhe ato vende, jo vëtëm ne që kemi ambicie bashkimin pranë tyre”, tha ministri Panariti.

Ministri tha se shumë shpejt mund të garantohet edhe eksporti i qumështit, ndërsa sfidë të këtij viti për dikasterin që ai drejton veçoi blegtorinë.

Meta: “Reas” garanton cilësi, e meriton mbështetjen e shtetit
Kreu i LSI-së Ilir Meta shprehu kënaqësinë për dorëzimin e vulës së cilësisë që ministria e Bujqësisë i ka dhënë pulari Reas. Kjo sipas Metës, për shkak të
standardeve të jashtëzakonshme të niveleve evropiane që sipërmarrja garanton për shkak të sigurisë cilësisë dhe kjo teknologji kaq e zhvilluar për zhvillimin e shpendarisë si në drejtim të prodhimit të vezëve ashtu edhe për prodhimin për mish padyshim meriton mbështetjen më të madhe nga ana e ministrisë, shtetit dhe të gjithë edhe nga vetë konsumatorët që kërkojnë prodhimin e vendit, që në radhë të parë garantojnë kushtet higjieno-sanitare dhe mbrojnë shëndetin e tyre”.
 
“Kompania Reas e meriton këtë mbështetje dhe vlerësim, sidomos ata në fushën e sektorit të shpendarisë. Vizioni i qeverisë Rama, dhe i ministrit Panariti është i qartë për ta shndërruar bujqësinë në një motor kryesor të rritjes ekonomike në vend dhe njëkohësisht në rritjen e punësimit. Jemi në rrugën më të drejtë”, u shpreh Meta.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Vrojtimi/ 24% e familjeve me borxh, por aftësia paguese në rritje! Banka e Shqipërisë: Pritje pozitive edhe për këtë vit

Vrojtimi/ 24% e familjeve me borxh, por aftësia paguese në rritje! Banka e Shqipërisë: Pritje pozitive edhe për këtë vit