Meta si opozita: U shtuan ndjeshëm krimet zgjedhore! Asgjë nuk ka përfunduar, jemi ende në periudhë zgjedhore

Meta si opozita: U shtuan ndjeshëm krimet zgjedhore! Asgjë nuk ka përfunduar, jemi ende në periudhë zgjedhore

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ankimemt e PD dhe LSI në KAS për rezultatin e zgjedhjeve, ku, sikurse edhe opozita, hedh akuza për krime zgjedhore.

Me një postim në Facebook, Meta thotë se çdo ditë po dalin prova se procesi zgjedhor ka patur problematika, duke numëruar blerjen e votës, përdorimin e administratës dhe fondeve publike në fushatë e keqpërdorimin e aseteve shtetërore.

Ai bën thirrje që të gjitha denoncimet për krime zgjedhore të zbardhen dhe të gjithë ata që kanë kryer krime zgjedhore, të përgjigjen para ligjit.

"Numri i krimeve zgjedhore u rrit ndjeshëm; ku blerja e votës u kthye në fenomen masiv; ku administrata, fondet publike, dhe asetet shtetërore u keqpqërdorën nga pushtetëmbajtësit për të favorizuar veten e tyre. Një mori kallëzimesh penale, janë tashmë të administruara në organet e Prokurorisë dhe të Policisë së Shtetit, përpara, gjatë, por dhe aktualisht, pas ditës së votimit. Të gjitha këto denoncime për krime zgjedhore duhet të zbardhen, pa vonesë dhe të gjithë ata zyrtarë, të çdo niveli, të cilët kanë konsumuar krime zgjedhore, apo vepra të tjera penale, që kanë cenuar standardet e procesit të 25 prillit dhe kanë shtrëmberuar vullnetin e zgjedhësit, duhet të përgjigjen përpara ligjit. Të gjithë qytetarët, duhet të vijojnë dhe t’i përgjigjen organeve të drejtësisë, me të dhëna, dëshmi dhe fakte, në mënyrë që drejtësia të funksionojë shpejt, për të zbardhur të vërtetën. Kushdo, që ka konsumuar veprime të paligjshme, për të përfituar një mandat, duhet të ndëshkohet dhe nuk e meriton mandatin për në Kuvendin e Shqipërisë. Çdo kandidat, që ka përfituar mandat përmes krimeve zgjedhore, nuk ka të drejtë të ulet në Kuvend dhe të përfaqësojë popullin shqiptar", thotë Meta.

Ai thekson se asgjë nuk ka mbaruar ende dhe se procesi zgjedhor, konsiderohet i mbyllur vetëm atëherë kur edhe ankesa e fundit të jetë shqyrtuar. Sipas Metës, deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar, jemi ende në periudhë zgjedhore, ndërsa  kërkon "numërim dhe rinumërin të çdo vote".

"Tashmë ndaj rezultatit të shpallur shumë subjekte zgjedhore kanë paraqitur dhe po ndjekin procedurat ankimore në organet respektive administrative në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ dhe ato gjyqësore, ndërkohë që, çështjet penale të hapura si rezultat i denoncimeve për krimet zgjedhore të konsumuara nga administrata publike dhe funksionarët e lartë drejtues, politikë ose jo, po ndiqen në organet respektive nga subjektet denoncuese të tyre. Si Presidenti i Republikës, u bëj thirrje të gjitha institucioneve administrative dhe gjyqësore, që të shqyrtojnë me përgjegjshmëri dhe objektivitet të gjitha ankesat e parashtruara, pasi integriteti i këtij procesi ankimor, është po aq i rëndësishëm, sa dhe vet rezultati i shqyrtimit të këtyre ankesave.  Është tepër e rëndësishme, që çdo votë të numërohet e rinumërohet me transparencë deri në fund, sipas Kodit Zgjedhor", shkruan Presidenti.

Ndërkohë, KAS vulosi sot rezultatin për qarkun e Gjirokastrës, duke hedhur poshtë kërkesat e PD dhe LSI për shpallje pavlefshmërie dhe rivotim.

PD ka ankimuar rezultatin e 25 prillit edhe në 8 qarqe të tjera me argumentin e PS-ja ka blerë masivisht votat nga individë me rekorde kriminale, se ka dhënë leje legalizimesh , ndihma ekonomike, pagesa për tërmetin për vota në favor të socialistëve. Edhe LSI ka ankimuar rezultatin e 25 prillit edhe për qarkun e Durrësit, Korçës dhe Vlorës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tosi: 19/05/2021 17:47

    Si duket ka te drejte se Agush Habib Burgiba me hanxhar ne dore do niset drejt shkretetirave te Tunizise pas vendimit te kuvendit per shkarkimin e tij dhe situata zgjedhore eshte ne proces.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion