Meta: Siguria ushqimore prioritet kombëtar, denoncimet në media dëmtojnë prodhuesit

Presidenti Ilir Meta  në Konferencën e 3-të Kombëtare të Industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike të Shqipërisë  foli për sigurinë ushqimore duke e quajtur atë një prioritet kombëtar.

Meta tha se denoncimi i rasteve në media është i pamjaftueshëm dhe shpesh herë bëhet stigmatizues për prodhuesit e këtij sektori. Ai deklaroi se institucionet duhet të luajnë një rol parandalues për këtë fenomen.

"Shqipëria renditet si eksportuesja e dytë e bimëve mjekësore. Potenciali i kësaj industrie është shumë i madh. Bujqësia shqiptare vuan nga sindroma  e nënfinancimit. Bujqësia nuk duhet trajtuar thjesht si një sektor ekonomie por si një nga burimet kryesore. Importi mbizotëron në mënyrë të dukshme. Duhet të kemi një strategji të qartë të zhvillimit rural për transportin dhe magazinimin.

Siguria ushqimore duhet të jetë një prioritet kombëtar. Denoncimi mediatik është i pamjaftueshëm. Është stigmatizues denoncimi që bëhet nga importuesit në mediat kombëtare për prodhuesit e këtij sektori. Institucionet duhet të luajnë një rol parandalues për këtë fenomen", deklaroi Meta.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kandar: 17/05/2019 09:31

    Ishalla te helmohesh Te shpetoje Shqiperia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS pëmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS pëmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së