Nga Kopenhagen, presidenti Ilir Meta ka komentuar situatën politike në Shqipëri. Në fjalën e tij, Meta u shpreh se nuk është aspak i kënaqur me zhvillimet e fundit politike në vend. Ai tha se shpreson që situata të marrë një kthesë 180 gradë, sa më shpejt të jetë e mundur.
"S’e fsheh dot faktin që nuk jam i kënaqur me situatën aktuale, për të cilën shpresoj të marrë një kthesë 180 gradëshe të arsyeshme sa më shpejt të jetë e mundur dhe më mirë herët, se sa më vonë, duke pasur parasysh gjithashtu rolin shumë të rëndësishëm që Shqipëria duhet të luajë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si një faktor vendimtar për të forcuar stabilitetin dhe sigurinë rajonale". tha Meta.
Kreu i shtetit ishte pjesë dhe përshëndeti si i ftuar nderi mbledhjen e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, që po zhvillohet në Kopenhagen të Danimarkës.
Komente











Si ka mundesi qe Meta nuk ul palet ne tryeze ?
PërgjigjuE pastaj kush po te ... ty derdimen!!!!!!!!!!!!!!!
PërgjigjuNje i pafytyre intrigant nuk qenka i kenaqur,ruaje Zot mos na vrase veten se na ben hatane!!!!!!!
Përgjigju