Presidenti Meta ka takuar ditën e sotme Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së z.Thomas Greminger. Sipas Metës shqetësimi i përbashkët me Greminger është situata politike në Shqipëri.

Me anë të një statusi në Facebook Meta ka dhënë edhe një mesazh për zgjidhjen e situatës ku ndodhet politika sot.  Meta ka kërkuar një zgjidhje realiste dhe sa më të shpejtë nga palët politike.

"Shumë i lumtur të takoja sot Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, z.Thomas Greminger. Bashkëpunimi intensiv dhe koordinimi është vendimtar për Kryesimin e Radhës së OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020. Shqetësim i përbashkët për situatën aktuale politike në Shqipëri