TIRANË- Ndërkohë që presidenti Ilir Meta u përball sot me komisionin hetimor e ngritur për hetimin e tij, në Tiranë do të mbërrijë Komisioni i Venecias për nismën e mazhorancës për shkarkimin e presidentit.

Delegacioni i këtij komisioni do zhvillojë takime me institucionet më të larta në vend në datat 10 dhe 11 shtator. Takimet e tyre do të nisin me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës parlamentare. Ndërsa do të vijojnë më pas me krerët e lartë të shtetit, kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, përfaësues të KQZ dhe anëtaren e vetme të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Ndërsa në ditën e dytë, komisioni do të takohet me anëtarët e komisionit hetimor të ngritur për hetimin e presidentit Ilir Meta. 

Komisioni do të përgatisë opinion mbi kompetencat e presidentit Ilir Meta për të zhdekretuar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

AXHENDA E PLOTË

E martë 10 shtator

09:00 – 09:55- Takim me përfaqësues të mazhorancës

10:00 – 10:55- Takim me deputetë të opozitës parlamentare

11:00 – 12:00- Takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi

12:10 – 13:05- Takim me presidentin Ilir Meta

14:30 – 15:20- Takim me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj

15:30 -  16:30- Takim me kryeministrin Edi Rama

16:40– 17:35- Takim me përfaqësues të KQZ

17:40 – 18:15- Takim me anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha

E mërkurë

09:00 – 10:20-Takim me anëtarë të Komisionit të Posaçëm Hetimor

10:30 – 11:30- Takim me përfaqësues të shoqërisë civile

(Kliko këtu për të lexuar axhendën e plotë)