Komisioni i Venecias s'do takojë Bashën e Kryemadhin, por dy përfaqësuesit e opozitës/ Zbulohen emrat

Komisioni i Venecias s'do takojë Bashën e Kryemadhin, por dy përfaqësuesit e opozitës/ Zbulohen emrat

TIRANË- Komisioni i Venecias do të zhvillojë ditën e nesërme një takim informal me përfaqësuesit e opozitës.

Ajo që bie në sy në njoftimin e dhënë nga vetë selia blu, është se ky delegacion i cili ka mbërritur në Shqipëri për nismën e mazhorancës për shkarkimin e presidentit, nuk do të takohet me dy krerët e PD-LSI, konkretisht Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, por me dy përfaqësuesit e këtyre dy forcave politike, Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha.  Kjo duke qenë se PD-LSI nuk janë më parti parlamentare, pas vendimit për të djegur në bllok mandatet në shkurt të këtij viti.

Ky takim do të jetë informal, kjo është edhe arsyeja se përse Komisioni i Venecias nuk e ka përfshirë në axhendën e tyre të takimeve zyrtare. Komisioni i Venecias vjen në Shqipëri pasi Kuvendi i kërkoni mendim lidhur me procesin e shkarkimit të presidentit Ilir Meta, me argumentin se ka shkelur Kushtetutën me shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • prec zogaj: 09/09/2019 23:51

    KOMISIONI I VENECIAS TE DEGJOJE POPULLIN SHQIPTAR,,,ILIR META ESHTE NJE HAJDUT ORDINER,,QE KA VJEDHUR PARATE E POPULLIT SHQIPTAR,,,DHE SI I TILLE S'MUND TE RRIJE PRESIDENT,,MUND TE BEHET PRESIDENT I TE BURGOSURVE NE REC...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje