Meta sulmon ashpër Ramën e 
Bashën: S’merremi me karagjozë

Meta sulmon ashpër Ramën e <br />Bashën: S’merremi me karagjozë
Nga Shkodra, ku zhvilloi një takim me votues për herë të parë, Ilir Meta ka folë ashpër ndaj dy ish-aleatëve të tij, Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Të dy kryetarët e partive që i pagëzoi si personazhet e njohur të një filmi vizatimor, Tomi dhe Xherri, Meta i cilësoi si karagjozë dhe tha se Shqipëria do të nxjerrë forcë të parë LSI-në.

“LSI doli forcë e dytë para dy vitesh në Shkodër, sot rinia e ka marrë vendimin, LSI forcë e parë. S’ka më kohë për të humbur me Tomin dhe me Xherrin, se socialistët dhe demokratët kanë vetëm një adresë, LSI-në. Forcë e parë se çdo demokrat në Shkodër midis Ramës dhe Petrit Vasilit zgjedh Vasilin për kryeministër, se çdo socialist mes Bashës dhë Vasilit zgjedh Vasilin për kryeministër. Se Shkodra dhe gjithë Shqipëria ua piu lëngun Tomit dhe Xherrit. S’ka më kohë Shkodra dhe Shqipëria për të humbur me këta karagjozë. S’ka më kohë rinia e Shkodrës dhe Shqipërisë për tu besuar të pabesëve. Veprojnë me mafien italiane për ta kthyer Shqipërinë në një gropë të mbetjeve të Evropës. Kjo qeveri e ka vendin në arkivat e shqiptarëve si qeveri e shëmtuar e cila tallet me dinjitetin e shkodranëve dhe shqiptarëve”-tha Meta.

Vasili: Ju merruni me punë të tjera 
Ndërkohë, kryetari i LSI-së, Petrit Vasili u kërkoi partive të vjetra të hapin krahun, pasi LSI do të jetë partia që do të qeverisë.

“Drejtimin e ri do ta marrim ne, merruni me punë të tjera. S’kemi më kohë për të humbur me rilindje dhe lindje që na çojnë atje ku s’duam të vemi. Sot ne ndahemi nga kjo demagogji e palodhur e tyre. Le të përballen në një debat, ku ndodhen më freskët, më ngrohtë dhe të vëmë planin tonë dhe planin e tyre për oligarkinë. Se në 25 qershor në Shkodër dhe tërë Shqipërinë duhet të buçasë hymni i gëzimit dhe jo poema e mjerimit. S’ka oligarkë dhe mashtrues që të anulojë këtë forcë që është e juaja”- tha Vasili.

Ndërkohë, në një tjetër takim më herët nga Vlora, Ilir Meta tha se LSI do të dalë forcë e parë, ndërsa thumboi Ramën, si qeveritar që i trajton qeveritarët me arrogancë.

“Ne duam t’i japim besim rinisë dhe përmes këtyre të rinjve t’i japim besim të gjithë të rinjve në vendin tonë se Shqipëria është e tyrja. Të gjitha rrugët të çojnë te LSI-ja. Te forca e stabilitetit, e qëndrueshmërisë, e integritetit, karakterit dhe këto janë vlerat që nuk i ka vetëm LSI-ja, por që i ka edhe populli i Vlorës, ndaj edhe në Vlorë, LSI do të jetë forcë e parë”- theksoi Meta.

Duke folur për modelin politik që përcjellë LSI tek qytetari, Meta u shpreh se LSI-ja është një parti e cila jeton me problemet e qytetarëve për t’i zgjidhur ato dhe jo duke i parë qytetarët me arrogancë.

“Kjo nuk është një betejë e LSI-së, kjo është një betejë e rinisë së Shqipërisë për t’i dhënë një shans gjithë të rinjve dhe të rejave një herë e përgjithmonë dhe për t’i dhënë fund qeverisë, e cila i shikon qytetarët me arrogancë. Ne duhet ta shohim njëri-tjetrin në sy në mënyrë që t’i kuptojmë sa më mirë hallet dhe problemet e tuaja”- nënvizoi Kryetari i Kuvendit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja