Meta takim me homologun hungarez: Mirënjohje për mbështetjen në integrimin e Shqipërisë në BE! Të rriten marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve

Meta takim me homologun hungarez: Mirënjohje për mbështetjen në integrimin e Shqipërisë në BE! Të rriten marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve

Presidenti Ilir Meta është pritur në takim nga homologu i tij të Hungarisë, János Áder, të cilët më pas dhanë edhe një konferencë për shtyp ku u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe. Takimi u zhvillua pas ceremonisë solemne të përurimit të bustit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Budapest. Gjatë fjalës së tij, Meta vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve që janë sa historike aq edhe tradicionale.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që të zhvilloj një vizitë zyrtare në Budapest për të përuruar bustin e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut në kryeqytetin hungarez, si dhe përfitoj nga rasti të falënderoj edhe njëherë Presidentit Áder si dhe autoritetet vendore të Budapestit për mikpritjen e tyre të ngrohtë e  shumë miqësore! Konstatova me shumë kënaqësi interesin e përbashkët në rritje për ta thelluar bashkëpunimin dypalësh, si dhe dëshirën dhe vullnetin e përbashkët për ta forcuar atë gjithnjë e më shumë.  Marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë të shkëlqyera, dhe sa historike aq edhe tradicionale. Ato janë zhvilluar dhe thelluar edhe më tej që nga shekulli i 15-të me bashkëpunimin dhe partneritetin strategjik mes heronjve tanë Gjergj Kastrioti  dhe Janosh Huniadi, për të vazhduar më pas në kuadër të krijimit të shtetit modern shqiptar më 1912 e deri në kohët e sotme. 83 vite më parë, Shqipëria pati fatin e madh që të kishte për Mbretëreshë, konteshën hungareze Geraldine Appony, ose ndryshe të quajtur Trëndafili i Bardhë i Hungarisë”, tha Meta.

Ndërsa vitin e ardhshëm shënohet dhe 100 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, Meta vlerësoi mbështetjen e Hungarisë në proceset integruese në BE të Shqipërisë.

“Dhe vitin e ardhshëm ne do të kremtojmë me krenari dhe arritje 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, prandaj edhe takimi i sotëm me Presidentin Ader ma forcoi bindjen se do ai përvjetor jubilar do të festohet me rezultate shumë pozitive. Përfitova nga rasti që t’i shpreh homologut tim, Presidentit Áder, mirënjohjen e thellë të Shqipërisë e të shqiptarëve për mbështetjen që i kanë dhënë në kuadër të proceseve integruese në NATO dhe Bashkimin Europian. Gjatë bisedimeve tona i kushtuam një vëmendje të veçantë bashkëpunimit dypalësh dhe atij në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian. E falënderova Presidentin Áder dhe qeverinë hungareze për mbështetjen e vazhdueshme e të qartë, që na motivuar më shumë për të vijuar në rrugën e mundimshme të reformave”, tha Meta.

Në takim u vlerësuan edhe mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe thellimin e tyre, pasi shkëmbimet tregtare, ekonomike dhe turistike janë ende larg mundësive të prekshme të të dyja vendeve.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare