Meta takim me krerët e partive
parlamentare në Kosovë

Meta takim me krerët e partive<br />parlamentare në Kosovë<br>
Gjatë vizitës në Kosovë, Presidenti i vendit Ilir Meta ka zhvilluar një takim me krerët e partive politike në Kosovë.

Meta u takua me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri; me Kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa si dhe me Përfaqësuesin e Listës Serbe, Slavko Simiç.

Gjatë takimi është biseduar për rëndësinë  e bashkëpunimit dhe dialogut konstruktiv që duhet ndjekin këto subjekte politike në dobi të zhvillimeve  dhe prespektivës evropiane të Kosovës.

Presidenti i vendit ka përgëzuar të gjithë forcat politike, përfshirë këtu dhe Listën Serbe, e cila ka dhënë kontribut të çmueshëm në rrugën dhe prespektivën e Kosovës dhe quyetarëve të saj, por edhe Lëvizjen Vetëvendosje për opozitën e saj  të bërë në Kuvend dhe jashtë tij

Ndërkohë  falenderime dhe kurajo ka përcjellë dhe për LDK, e cila  si një nga forcat e para politike në Kosovë, ka kontribuar në çështje dhe nisma  në sensin e bashkëpunimit konstriktiv dhe konsensusin me mazhorancën .

Njoftimi i plotë i Zyrës së Presidentit Ilir Meta:

Gjatë ditës së dytë të vizitës shtetërore Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Ilir Meta zhvilloi takime të veçanta me krerët e partive parlamentare në Kosovë.

Presidenti Meta u takuar me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri; me Kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa si dhe me Përfaqësuesin e Listës Serbe, Slavko Simiç.

Gjatë këtyre takimeve u vu në dukje dhe u theksua nga Presidenti Meta rëndësia që mbart bashkëpunimi dhe dialogu konstruktiv i të gjitha forcave politike për ardhmërinë dhe perspektivën integruese evropiane të Kosovës.

Në takimin me Vetëvendosjen Presidenti Meta i përgëzoi për rezultatin e arritur në zgjedhjet e fundit dhe theksoi rendësin e jashtëzakonshme që ka roli i opozitës në demokraci për të rritur përgjegjësin dhe cilësinë e qeverisjes në vend dhe për të afruar një alternative më të mirë për të ardhmen.

Presidenti Meta theksoi rolin e opozitës dhe të Vetëvendosjes në Kosovë për të kontribuar në konsolidimin e pozitës ndërkombetare të Kosovës përmes bashkëpunimit dhe konsensusit edhe me mazhorancën për çështjet me madhore që kanë të bëjnë më te ardhmen evropiane të vendit.

Në takimin me liderin e LDK-së ish-kryeministrin Isa Mustafa dhe përfaqësues të tjerë të LDK-së, Presidenti Meta shprehu vlerësimin për kontributin e madh dhe të pazëvendësueshëm të LDK-së për gjithë këto dekada për pavarësinë e Kosovës, konsolidimin e demokracisë, dhe shprehu besimin se edhe pse një opozitë mjaft aktive, LDK me përvojën e saj do te kontribuojë për të bashkëpunuar me

mazhorancën aktuale rreth çështjeve më madhore që lehtësojnë progresin në rrugën euroatlantike të Kosovës.

Në takimin me Liderin e Listës Serbe zotin Simic, Presidenti Meta shprehu konsideratën e lartë për rolin konstruktiv të Listës Serbe në konsolidimin e institucioneve të Kosovës si dhe të frymës së bashkëjetesës mes komuniteteve në Kosovë.

Presidenti Meta gjithashtu vlerësoi kontributin e Listës Serbe për rrugën e integrimit evropian të shtetit të Kosovës.

[gallery]24242[/gallery]

Redakasi Online
N.M/Shqiptarja.com

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe