TIRANË- Kreu i shtetit, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me një përfaqësi të Aleancës Kosovare të Bizneseve.
Meta shkruan se shkëmbimet tregtare mes dy vendeve kanë rënë, e për pasojë duhet marrë masa të menjëhershme.
"Prita sot në Presidencë një përfaqësi të Aleancës Kosovare të Bizneseve, me të cilët ndamë ide të vyera mbi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik të sipërmarrjeve në nivel kombëtar.
U njoha me shqetësimet e drejta të tyre për rënien e volumit të shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve tona, si pasojë e COVID-19, shtimit të pengesave administrative e infrastrukturore, si dhe rritjes se barrës, kryesisht jo tarifore.
Në kushtet aktuale të pandemisë, theksuam domosdoshmërinë e marrjes së masave të menjëhershme, për të siguruar vijimësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregëtar, si dhe rritjen e mbështetjes nga ana qeverive për bizneset e prekura në të dyja vendet, me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë e Kosovës", shkruan Meta.
Presidenti Ilir Meta në takim me një përfaqësi të Aleancës Kosovare të Bizneseve
Komente










Per ju biznesmene kosovare qe beni takim me nje hajdut dhe armik te Kosoves qe ka dhene voten Dik Martin
PërgjigjuLike floriri, mos u hap aq shume se keta s'votojne dot per ty edhe sikur te donin!!!!!!
Përgjigju