TIRANË, 18 Shtator/ATSH/-Kryeparlamentari Ilir Meta shprehu sot vullnetin për forcimin e marrëdhënieve me komunitetin e hebrenjve nga e gjithë bota duke theksuar se Shqipëria mirëpret investimet kryesisht në fushat e burimeve natyrore, turizmit, energjisë, agro-përpunimit dhe teknologjisë.
Në takimin me Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta Presidenti i Kongresit Botëror Hebraik (WJC) z. Ronald S. Lauder,  shprehu vlerësimin e tij për progresin që Shqipëria ka shënuar vitet e fundit duke nënvizuar se organizata që ai drejton do të ndihmojë në funksion të projekteve të zhvillimit ekonomik të vendit, duke patur parasysh peshën dhe pozicionin strategjik të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit.
Z. Meta dhe z. Lauder vlerësuan gjithashtu rolin e çmuar të popullit shqiptar gjatë luftës së dytë botërore duke shpëtuar jetët e të gjithë hebrenjve të strehuar në vend, duke vënë në dukje se Shqipëria përfaqëson në shembull të shkëlqyer të tolerancës dhe harmonisë ndër-fetare në rajon e në botë./a.gegvataj/