Presidenti i vendit Ilir Meta ka zhvilluar një takim gjatë ditës së sotme me një grup të rinjsh nga trevat shqiptare, me të cilët ka shkëmbyer ide dhe mendime për rolin e të rinjve dhe kontributin e tyre. Meta ka shkruar në Facebook për mbresat e veçanta që i ka lënë takimi më të rinjtë. Ai është shprehur se vëmendja kryesore është për tu përqëndruar në arsimimin e brezave të rinj.
Me mbresa të veçanta u ndava sot nga një takim tepër i hapur, i ngrohtë e vëllazëror me një grup të rinjsh nga të gjitha trevat shqiptare, me të cilët shkëmbyem mendime e ide mbi rolin e kontributin e brezit të ri në ditët e sotme, veçanërisht në proceset evropiane të rajonit tonë. I inkurajova që me energjinë, idetë e vizionet e tyre të udhëheqin ndryshimet në Shqipëri, Kosovë, Luginën e Preshevës, Maqedoni dhe Malin e Zi. Është koha që të kthejmë vëmendjen tek arsimi, jo vetëm si investimi më i sigurtë për të ardhmen por edhe si mjeti më efikas unifikues mes shqiptarëve në rajon.
Presidenti Ilir Meta, shkruan në Facebook
(Postimi i Metës në Facebook)