Meta takim me ministrin e Jashtëm të Zvicrës: Mirënjohje për ndihmën e dhënë për dëmet nga tërmeti dhe përballimin e pandemisë
Ministrin e Jashtëm të Konfederatës Zvicerane, Ignazi Cassis dhe presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta priti në një takim Ministrin e Jashtëm të Konfederatës Zvicerane, Ignazi Cassis, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Kreu i Shtetit theksoi se ky jubile është një moment i jashtëzakonshëm dhe i rëndësishëm në historikun e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe bilanci i bashkëpunimit në këtë gjysëm shekulli është shumë i pasur dhe i larmishëm, veçanërisht në 30 vitet e fundit.
Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra ka dhënë ndaj Shqipërinë përgjatë procesit të konsolidimit të institucioneve shqiptare dhe në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, infrastrukturë dhe energji, kujdesin shëndetësor dhe arsimin profesional.
Presidenti shprehu mirënjohjen për ndihmën e Zvicrës në përballimin e pasojave të 26 nëntorit 2019, në ndihma e fonde të veçanta, si dhe vlerësoi ndihmën e saj për Shqipërinë në këtë periudhë të vështirë të pandemisë së Covid -19 .
Kreu i Shtetit falënderoi Ministrin e Jashtëm zviceran për përkrahjen dhe mundësitë, që i kanë krijuar komunitetit shqiptar në Zvicër, i cili është shembull i integrimit dhe kontributit në forcimin e marrëdhënieve tona, duke u kthyer një urë të shëndoshë e të qëndrueshme për të tashmen dhe të ardhmen e tyre në të gjitha fushat.
“Të dy vendet dhe popujt kanë shumë arsye të krenohen për marrëdhëniet e shkëlqyera shumë dimensionale dhe miqësinë e lidhjet mes tyre, në këtë përvjetor të rëndësishëm të tyre”, nënvizoi Presidenti Meta.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
48.1%
-
Jo
46.2%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 2694
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zvicra shton numrin e refuzimeve të azilkërkuesve
25 Janar, 08:18
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin e tyre në BE
24 Janar, 09:19
-
FOTOLAJM/ Aleks Soros takohet me kryeministrin Rama në Davos: Shqipëria e para nga të gjitha
23 Janar, 18:42
-
'Një fundjavë 5 mijë paund', eskorta rrëfen çfarë ndodh pas dyerve të Forumit në Davos
23 Janar, 12:33
-
Divorci Meta - Kryemadhi/ Gjykata e Tiranës cakton seancën e parë më 21 shkurt
23 Janar, 10:31
-
Kërkon heqjen e sekuestros për pronat dhe llogaritë bankare, Gjykata Kushtetuese seancë më 18 shkurt për Arben Ahmetajn
23 Janar, 09:19
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë
22 Janar, 14:57
-
Davos/ Rama e Zelensky firmosin marrëveshjen 10-vjeçare në fushën e mbrojtjes! Portet të mbyllura për anijet ruse deri kur të vihet paqja e drejtë
22 Janar, 14:34
-
Rama në Davos takon përfaqësuesen e TikTok për Europën: Do rihapet shumë shpejt, por vetëm me garancitë e nevojshme
21 Janar, 14:30
-
Presidenti Begaj dekreton lirimin e Mustafa Nanos nga detyra si ambasador në Zvicër
21 Janar, 10:48