Meta takohet me Arqipeshkvin e Firences Giuseppe Betori, Meta: Mirënjohje për besimet fetare

Meta takohet me Arqipeshkvin e Firences Giuseppe Betori, Meta: Mirënjohje për besimet fetare

Presidenti, Ilir Meta me kardinalët, Giuseppe Batori dhe Simon Troshanin

Presidenti, Ilir Meta mirëpriti Arqipeshkvin Metropolitan të Firences, Hirësinë e Tij, Kardinalin Giuseppe Betori me një darkë zyrtare në Pallatin e Brigadave. Të pranishëm në darkën zyrtare: Kardinali shqiptar Ernest Simoni (Troshani), deputetë të Kuvendit, ambasadorë, krerë të bashkësive fetare në Shqipëri, klerikë të lartë të Kishës Katolike.

Vizita e një Kardinali në Shqipëri, një ngjarje e rëndësishme, jo vetëm për besimtarët katolikë, por për të gjithë shqiptarët. Besimi te Zoti dhe atdhedashuria kanë qenë e mbeten binomi i pandarë i historisë së besimeve të shqiptarëve.

Kombi dhe Zoti u kanë dhënë forcë, besim e mençuri shqiptarëve që paqja, bashkëjetesa, harmonia, respekti e vlerësimi reciprok të jenë parimet dhe sjellja e besimeve dhe e besimtarëve shqiptarë mes tyre. Mirënjohje të veçantë krerëve të besimeve fetare, nderim e përulje të veçantë për të gjithë ata udhëheqës besimesh fetare që s'janë më mes nesh 

Vepra dhe ideali i tyre madhor mbeten udhërrëfyesi i pagabueshëm për ne dhe brezat që do të vijnë. Vizita e mikut të veçantë, Arqipeshkvit të Firences, Kardinalit Giuseppe Betori përkon me 25-vjetorin e vizitës historike në vendin tonë të Papa Gjon Pali II.

Ati i Shenjtë, bekoi një popull martir, i dha shpresë, kurajë e forcë se besimi ndaj Zotit do ta bënte shoqërinë shqiptare më të paqme, më të mirë e më të begatë në të ardhmen. Vizita përkon edhe me 25-vjetorin e shugurimit të katër ipeshkvijve të parë shqiptarë të Kishës Katolike: Imzot Frano Ilinë, Imzot Rrok Mirditën, Imzot Robert Ashtën dhe Imzot Zef Simonin.

Ne do t’i kujtojmë përgjithmonë ata, qëndresën dhe besimin e tyre shembullor te Zoti dhe te kombi. Do t'i kujtojmë përgjithmonë të gjithë misionarët e përçimit të besimit hyjnor dhe të ringritjes së Kishës Katolike në Shqipëri në përballje me terrin e regjimit komunist.

U përulemi 38 klerikëve shqiptarë, emrat e vepra e të cilëve është skalitur në albumin e të ‘Lumnive të Kishës’. Shembulli i martirëve të të gjithë besimeve në Shqipëri dhe mësimet dhe vepra e Shenjtores Nënë Tereza, mbeten trashëgimia e jonë e çmuar dhe e veçantë historike e kombëtare 

Vepra e tyre porosi e mësim që harmonia, respekti i ndërsjellë, toleranca, mirëkuptimi, vlerësimi reciprok dhe solidariteti, të ruhen me kujdes e të përçohen në brezat që do vinë. Vepra e martirëve të besimeve, thesari më i çmuar i trashëgimisë sonë historike dhe kombëtare. Arqipeshkvi Metropolitan i Firences, Hirësinë e Tij, Kardinalin Giuseppe Betori vizitë zyrtare në Shqipëri.
 

                    Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

Me shume kenaqësi pranova ftesën e Presidentit Meta për te vizituar Shqipërinë. Falenderoj Presidentin Meta për pritjen e veçantë dhe për respektin qe tregon ndaj komunitetit katolik
Falenderoj Shqipërinë për pasurinë e veçantë qe na jep me komunitetit katolik në Firence.

Papa Francesku ne Firence u prit nga një klerik shqiptar. Kjo është një shprehje e integrimit te komunitetit shqiptar ne shoqërinë italiane dhe ne klerin tone katolik. Na keni bere edhe një dhurate te madhe pasi Kardinal Simoni-Troshani është emëruar ne katedralen qe unë udhëheq.

Jam këtu për te falenderuar Shqipërinë qe është e pranishme ne kishën time dhe ne qyteti tim.

Ndaj me Presidentin Meta qëndrimet e tij mbi rolin e besimit ne shoqëri, ne funksion te drejtësisë sociale dhe paqes për te gjithë. Besimi fetar i bën njerëzit me te drejte dhe shoqërinë me te bashkuar dhe me moderne. Për këtë arsye prania e te gjithë krerëve fetare ne këtë ceremoni është shume e vyer

Uroj me te mirën, progres dhe paqe për shqiptaret dhe për Shqipërinë

Kardinali i Firences, Giuseppe Betori

 

Është nder i madh për mua te marr pjese ne këtë pritje zyrtare. Falenderoj Presidentin Meta për respektin e treguar ndaj komunitetit katolik. Lutem për popullin shqiptar, te këtë zemra te gëzuara, begati e lumturi, paqe e progres.

                   Kardinali,  Simon Troshani 

Falenderoj Presidentin Meta për organizimin e kësaj ceremonie ku marrin pjese përfaqësues të gjitha besimeve fetare u shpreh Rexhepi.

Falenderoj Kardinalin e Firences për kontributet qe jep ndaj komunitetit shqiptar ne Itali. Mbështes qëndrimet e Presidentit Meta dhe te gjitha vlerësimet qe ai beri për udhëheqësit fetare. Të kultivojmë unitetin mes shqiptareve pavarësisht besimeve te ndryshe fetare. Presidenti Meta, model i përkryer për tu marre si shembull për kontributet qe jep për te ndihmuar e përkrahur te gjitha komunitetet fetare.

                   Sulejman Rexhepi, Kreu i Bashkësisë Islame te Maqedonisë

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia