Meta takohet me Kryeministrin e Japonisë: Të hiqen vizat me Shqipërinë

Meta takohet me Kryeministrin e Japonisë: Të hiqen vizat me Shqipërinë

Në vijim të vizitës së tij zyrtare në Tokio, Presidenti i Republikës Ilir Meta është pritur nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.

Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona dhe shprehu dëshirën që bashkëpunimi i deritanishëm të thellohet më tej në të gjitha fushat, në veçanti në realizimin e investimeve të reja japoneze në Shqipëri.

“Japonia është një partner shumë i rëndësishëm i Shqipërisë, me kontribute të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit”, - u shpreh Kreu i Shtetit.

Meta duke vlerësuar rritjen e interesit të turistëve japonezë për Shqipërinë, theksoi rëndësinë e heqjes së vizave nga Japonia për të gjithë qytetarët shqiptarë, sa më shpejt, që të rriten më tej shkëmbimet njerëzore midis dy vendeve.

Kryeministri Abe premtoi se do ta konsiderojë këtë kërkesë të Presidentit Meta.

Gjatë takimit, Kreu i Shtetit vlerësoi edhe asistencën financiare dhe teknike të dhënë nga Japonia nëpërmjet Agjencisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA).

“Nisma e Kryeministrit japonez Abe për Ballkanin Perëndimor është shumë e rëndësishme sepse i shërben stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit tonë”, - nënvizoi Kreu i Shtetit.

Në njoftim të shpërndarë për mediat nga Presidenca, thuhet se Meta është shprehur se ka ardhur koha që Kryeministri Abe të vizitojë Tiranën për t’i dhënë një hov të ri bashkëpunimit, jo vetëm me Shqipërinë, por me të gjithë rajonin tonë.

Nga ana e Tij, Kryeministri Abe premtoi se do ta konsiderojë këtë mundësi sa më shpejt të jetë e mundur.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BRSS: 24/10/2019 18:43

    O KOPILI SKRAPARIT TE KEMI DHJER MU NE VIZA

    Përgjigju
  • edi: 24/10/2019 17:16

    Bravo kodoshi i vogel por teper i ndyre kunder Popullit .Se fundi gjete Japonine qe te shkojne pa pasaporta Shqipetaret or ti Me thote mendja si sportist do te fillosh Judo ,dhe emri yt do te shihet ne News Skraparliu Kollovar ,e gjeti folene e tije Sushi me raki Rrushi dhe Judo Urime shoku kumandar

    Përgjigju
    • Asros: 21/11/2019 00:09

      shko mor k*r me pas mardhenie te mira me japonine do investojne ne shqiperi une iku ne japoni kurse ti rrin itu si k*r

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë