Presidenti Ilir Meta, ditën e sotme ka pritur Ambasadoren e re të Libanit në Shqipëri, Dona Barakat, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Meta ka vlerësuar marrëdhëniet e mira dypalëshe si dhe ka theksuar se marrëveshjet e dy vendeve përbëjnë bazë për kwto marrëdhënie.
Deklarata e plotë e Metës:
Kënaqësi të prisja sot Ambasadoren e re të Libanit në Shqipëri, Znj. Dona Barakat, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe historike ndërmjet dy vendeve tona, si dhe respektin për popullin vital e të talentuar libanez. Theksova se këto marrëdhënie dhe ngjashmëritë ndërmjet vendeve e popujve tanë përbëjnë një bazë të shëndoshë për të forcuar më tej marrëdhëniet në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, si dhe shkëmbimet ekonomike e tregtare.