
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është takuar me ekipin e ekspertëve nga Izraeli të cilët kanë ardhur në vendin tonë për të inspektuar objektet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Me një shkrimi në rrjetet sociale kreu i shtetit thekson se ekipi nga Izraeli ka dhënë një kontribut të madh për Shqipërinë në këto ditë të vështira.
"Kënaqësi e veçantë të bisedoja mbrëmë në Durrës me ekipin e mrekullueshëm izraelit që ka bërë një punë të shkëlqyer gjithë këto ditë në ndihmë të institucioneve tona dhe komuniteteve të prekura rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik. Ata jo vetëm na ndihmuan shumë, por edhe na mësuan shumë! Falënderoj ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler për kontributin e çmuar që po jep në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë." shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
MOBILIZIM/ Basha i jep fund 'armëpushimit' dhe rikthehet tek akuzat për Ramën: Dështoi me menaxhimin e tërmetit











