Meta takon maturantin në spital:
Ruçin e njoh mirë, s'del dot në Fie

Meta takon maturantin në spital:<br />Ruçin e njoh mirë, s'del dot në Fie
FIER-Ish kreu i LSI, Ilir Meta ka vizituar maturantin e dhunuar Ogers Grendi, ndërsa i është përgjigjur Gramoz Ruçit.
 
Kryetari i grupit të PS tha se sherri ka ndodhur për një vijë uji dhe jo për cështje politike, por Meta i kujtoi edhe njëherë, sipas tij largimin me fustan nga Shqipëria në 1996 dhe i bëri thirrje që të mos bëhet vegël e Rilindjes, pasi është organizatë kriminale.
 
Ky djalë nesër duhet të shkonte i qetë të jepte provimin e maturës, jo të kurojë bishtat e levave dhe të lopatave.
 
Kjo është një akuzë për Edi Ramën për Gramoz Rucin, si të bëjnë presion ndaj administratës dhe njerëzve.
 
Ndëshkim në 25 qershor në emër të ëndrrave të këtyre fëmijëve, pasi nuk ia kishte borxh asnjë socialist të na sillte kohën e Libofsësh, kur është rrahur Namik Dokle.
 
Dhe nuk ka vdekur rinia e Fierit, por do u tregojë vendin me votë dhe me cdo mënyrë tjeëtr nëse është e nevojshme.
 
Kjo është një skemë kriminale, që do të ndëshkohet me referendum, prandaj të gjithë të rinjtë të ngrihen.
 
Gramoz Ruci nuk del dot në Fier, jo se nuk do Ilir Meta, por se Rama e vuri të nëntin se donte ti bënte zgjedhjet pa opozitën dhe do t’i vishte rehat dhe tani ta harrojë.
 
Ruci të ketë kujdes dhe të mos kthehet vegël qorre e Rilindjes se nuk ka lidhje e socialistëve, është organizatë kriminale dhe do të ndëshkohet me votë
” tha Meta nga spitali i Fierit. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit