Meta takon ministrin e Jashtëm polak, vizita tregues i marrëdhënieve prej dekadash
Presidenti Meta vlerësoi vizitën e Ministrit te Jashtëm polak, si një tregues i vëmendjes së veçantë që Polonia i kushton marrëdhënieve me Shqipërinë, si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë euroatlantik e shumëpalësh.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë, Prof.Jacek Czaputowicz.
Presidenti Meta vlerësoi vizitën e Ministrit te Jashtëm polak, si një tregues i vëmendjes së veçantë që Polonia i kushton marrëdhënieve me Shqipërinë, si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë euroatlantik e shumëpalësh.
Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht miqësore që në këtë vit kremtuan 80-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Polonia i ka dhënë Shqipërisë për anëtarësimin në NATO dhe integrimin në BE.
Lidhur me integrimin në BE, Meta, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e qartë të Polonisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ndërsa, duke iu referuar potencialeve të bashkëpunimit ekonomik, Ilir Meta, vlerësoi tendencën në rritje të shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve dhe shprehu besimin për shtimin e investimeve të drejtpërdrejta polake në Shqipëri dhe intensifikimin e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e turizmit, bujqësisë, industrisë minerare, transportit.
Rritja e numrit të turistëve polakë që vizitojnë Shqipërinë na bën optimist për të ardhmen e bashkëpunimit në këtë sektor, dhe për këtë duhet të shihen mundësitë për vendosjen e linjave ajrore direkte midis dy vendeve.
Presidenti Ilir Meta
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.7%
-
I keq
22.6%
-
As i mire as i keq
33.7%
Vota total: 1636
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Frrok Çupi: Pse nuk mund të barazohen këta me ata? Gratë në mes
27 Dhjetor, 17:52
-
Meta nuk ndal sulmet për Altin Dumanin as nga burgu: Mercenar i Ramës! Nuk burgosen dot kauzat e PL
27 Dhjetor, 14:45
-
Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri
26 Dhjetor, 20:07
-
Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?
26 Dhjetor, 19:48
-
Bilanci i 5 vite SPAK: 61 zyrtarë të lartë nën akuzë, Berisha e Meta, 'Vipat'! U sekuestruan 182 mln euro të krimit e korrupsionit
19 Dhjetor, 16:59
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor, 09:16
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor, 12:30
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor, 19:26
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor, 11:29
-
Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit
16 Dhjetor, 20:57
-
Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër
16 Dhjetor, 12:45
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor, 19:31