Meta takon ministrin e jashtëm të Kroacisë: 9 kushtet e Bundestagut tregues i krizës ku ndodhet sot Shqipëria

Meta takon ministrin e jashtëm të Kroacisë: 9 kushtet e Bundestagut tregues i krizës ku ndodhet sot Shqipëria

Ministri Gordan Grlić Radman dhe presidenti Meta

TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić Radman.

Siç njofton zyra e shtypit, presidenti Meta e falenderoi për ndihmën kroate pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Duke e uruar Kroacinë në kryesimin e Këshillit të BE-së, Presidenti Meta theksoi se 9 kushtet e Bundestagut janë tregues i krizës ku ndodhet sot Shqipëria, dhe udhërrëfyes për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

“Mesazhi i përforcuar i Bundestagut vetëm pak ditë më parë ishte: Një vend kandidat duhet medoemos të ketë një sistem funksional të kontrollit dhe balancës dhe zbatimi i prioriteteve duhet të bëhet në përputhje të plotë me çdo parashikim kushtetues.”, - u shpreh gjatë takimit Presidenti Meta.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen