Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme Papa Françeskun në selinë e Atit të Shenjtë në Vatikan. Në takimin e zhvilluar mes tyre është vënë theksi tek mbështetja që Papa Françesku i ka dhënë Shqipërisë. Papa Françesku ka shprehur një mesazh për të gjithë politikën shqiptare për të bërë sa më shumë në mënyrë që të rinjtë shqiptarë të mos largohen nga vendi.
Gjatë kthimit nga Shqipëria një nga gazetarët më pyeti se përse kisha zgjedhur të bëja vizitën e parë në Evropë, në Shqipëri, në një vend jo anëtar të Bashkimit Evropian, unë iu përgjigja se zgjodha Shqipërinë për të dhënë një mesazh. Evropa po përjeton një dimër demografik. Vendi juaj duhet të mos vuajë nga ky fenomen, i cili kërkon një përkujdesje, përkushtim dhe vëmendje më të madhe në edukimin, arsimimin dhe krijimin e mundësive më të mira për ta.Rrallë kam parë, aq shumë të rinj gjatë vizitës sime në Tiranë sa në asnjë vend tjetër e duhet bërë gjithcka që ata të qëndrojnë në vendin e tyre.
Papa Françesku gjatë takimit me Presidentin Ilir Meta në Vatikan
Presidenti Ilir Meta dhe dy vajzat e tij në takimin me Papa Franceskun
Duke shprehur mirënjohjen për vëmendjen e veçantë që Papa Françesku ka treguar për popullin shqiptar, Presidenti Meta, e siguroi Atin e Shenjtë për vokacionin e qartë e të pandryshuar evropian të Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe vendosmërinë e tyre për të ecur në rrugën e integrimit evropian.
Shenjtërimi i Nënë Terezës, si dhe lumturimi i 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare dhe emërimi i At Ernest Troshanit si Kardinal Nderi në Vatikan, na bëjnë krenarë ne shqiptarët dhe na japin më shumë besim e forcë për ta ruajtur e promovuar me vendosmëri e përkushtim bashkëjetesën e harmoninë shembullore ndërfetare e kanonike.
Ilir Meta, president
Bravo dhe Iliri te degjoi sapo ia the! Ketu ka dy gjera qe jane kontroverse: Ia the personit qe me ane te makinacioneve te pushtetit ka degraduar ata te rinj injorante qe shkojne pas tij per nje vend pune. Dhe e dyta, ia the atij qe ka vjedhur te ardhmen e ketij vendi dhe te rinjve prej dekadash tashme. Ka dhe nje te trete po kjo paraqet nje antiteze te thelle dhe ironi te fatit: Hajduti shkon te takoje Papen.
PërgjigjuMe pas rregen i keti se vetem president nuk mund te asht normal qe te rinjet nuk do kishin ikur✈️
PërgjigjuJa the personit me kompetent
PërgjigjuRinia iken nga sureter si. META RAMA. SALIU E BASHA. TUUURP QE E KENI KATANDISUR ATE VEND NE VEND TE PAJETUESHEM.
Përgjigju