Meta takon parlamentarë koreanë:
Të rrisim bashkëpunimin mes nesh

Meta takon parlamentarë koreanë:<br />Të rrisim bashkëpunimin mes nesh
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë një takimi të premten me një delegacion parlamentar të Republikës së Koresë, shprehu gatishmërinë për t’i thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve, veçanërisht në planin ndërparlamentar.

Kryeparlamentari Meta nënvizoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, ndërsa shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Koresë së Jugut ndaj Kosovës, si një prej vendeve të para që njohën pavarësinë e shtetit të ri dhe që kontribuon në forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.

Parlamentarët koreanë shprehën kënaqësinë për realizimin e kësaj vizite mbresëlënëse, e cila kontribuon në rritjen e kontakteve dypalëshe.

Ish-kryeministrja e Republikës së Koresë, Han Myeong Sook dhe nënkryetarja e Grupit të Miqësisë, Chung Mi Kyung vunë në dukje se vizita e delegacionit koreano-jugor në Shqipëri konfirmon vëmendjen ndaj marrëdhënieve me Shqipërinë, si një vend me peshë të veçantë në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe me potenciale të shumta për investitorët e huaj.

Në këtë drejtim, Han Myeong Sook theksoi se anëtarët e Grupit të Miqësisë do t’a inkurajojnë Qeverinë e Republikës së Koresë për t’a rritur vëmendjen dhe dinamikën e bashkëpunimit me Shqipërinë.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë