Meta takon Presidenten e Estonisë: Më shumë bashkëpunim mes dy vendeve

Meta takon Presidenten e Estonisë: Më shumë bashkëpunim mes dy vendeve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta po zhvillon një vizitë zyrtare në Estoni, ku u prit nga Presidentja Kersti Kaljulaid. Pas ceremonisë të dy Presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë, dhe më pas vijuan me takimin e zgjeruar të dy delegacioneve.

Të dy Presidentët ndanë të njëjtat vlerësime mbi zhvillimet në rajonet respektive, sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe proceset e integrimit euro-atlantik, si dhe për nevojën për të intensifikuar bashkëpunimin ekonomik midis Shqipërisë dhe Estonisë.

 “Jam shumë i kënaqur që jem Presidenti i parë i vendit tim që vij për një vizitë zyrtare në vendin tuaj të bukur dhe miqësor, Estoninë. Më duhet të them që kemi pasur një shkëmbim pikëpamjesh shumë të frytshme për shumë çështje me interes të përbashkët. Ne ndajmë të njëjtat vlerësime për sfidat e sigurisë në Evropë, mbi zhvillimet në rajonet tona dhe proceset e integrimit euro-atlantik, si dhe për nevojën për të intensifikuar bashkëpunimin ekonomik midis Shqipërisë dhe Estonisë.

E falënderoj Presidenten Kaljulaid për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë në procesin e integrimit evropian të vendit tim. Ne presim që më 18 tetor të marrim lajmin e mirë nga Këshilli i Bashkimit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. E përgëzova Presidenten Kaljulaid me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Estonisë në NATO dhe të integrimit në Bashkimin Evropian.

Vërtetëka shumë për të mësuar nga arritjet e Estonisë. Sot, dy Ministritë tanë të Punëve të Jashtme kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi për procesin e Integrimit Evropian, një mundësi e shkëlqyer për të përfituar nga përvoja juaj. Estonia dhe Shqipëria kanë shumë të përbashkëta, përfshirë faktin që ne të dy jemi anëtarë të NATO-s. Më lejoni të nënvizoj faktin se Shqipëria është e pranishme me trupat e saj ushtarake në Letoni në kuadrin e “NATO Enhanced Forward Presence”.

Ne kujdesemi për sigurinë në këtë pjesë të Evropës, pasi ajo është shumë e lidhur me sigurinë e të gjithë kontinentit, pra edhe me sigurinë tonë. Do të takoj gjithashtu Presidentin e Riigikogu dhe Kryeministrin e Estonisë gjatë ditës. Ne do të diskutojmë dhe jam shumë i sigurt se do t’ia dalim të gjejmë mënyra për të rritur bashkëpunimin tonë ekonomik dhe tregtar si edhe shkëmbimin e njohurive. Kemi shumë për të mësuar nga “E-Estonia”. Dhe ne duhet të promovojmë bukuritë e bregdetit shqiptar dhe malet shqiptare dhe të kemi gjithnjë e më shumë turistë nga vendi juaj" tha Meta. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 01/10/2019 14:15

    E kishe bllokun ne dore o kokelope Skrapari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic