Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka kërkuar thellimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maltës.
Gjatë një takimi që ai ka pasur me Presidenten e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca, e cila shoqërohej prej Ministrit të Jashtëm, George Vella, Ministrit të Investimeve Ekonomike dhe Biznesit të Vogël, Christian Cardona dhe Ministrit për Familjen dhe Solidaritetin Social, Michael Farrugia Meta ka thënë se, Shqipëria dhe Malta si dy vende me karakteristika të ngjashme dhe dy vende mesdhetare kanë shumë të përbashkëta, dhe në këtë drejtim kanë shumë potenciale shkëmbimesh dypalëshe.
Meta e vlerësoi vizitën e Presidentes së Maltës në Tiranë si një sinjal të fortë për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Presidentja e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca, duke vlerësuar marrëdhëniet politike mes dy vendeve, theksoi se ka ardhur koha që bashkëpunimi ekonomik dhe shkëmbimet dypalëshe të intensifikohen në mënyrë konkrete, veçanërisht në fushat e turizmit mjekësor, transportit maritim, arsimit dhe turizmit kulturor.

Duke shprehur mbështetjen e Maltës për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, Presidentja Marie-Louise Coleiro Preca vuri në dukje se gjatë Presidencës malteze të Bashkimit Evropian në vitin 2017, Shqipëria do të ketë një aleat të fortë në gjirin e BE-së.

Në përfundim, Kryetari Meta dhe Presidentja Coleiro Preca ndanë bindjen se dy parlamentet duhet të thellojnë bashkëpunimin e tyre, veçanërisht në kuadër të përgatitjes për etapat e ardhshme të procesit të integrimit evropian.
Kryetari i Kuvendit shoqërohej prej Kryetares së Komisionit për Politikën e Jashtëm, Arta Dade dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Maltë, Bujar Kllogjri.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com