Në vijim të vizitës zyrtare në Egjipt, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, zoti Ahmed Aboul Gheit.
Presidenti Meta shprehu vlerësimin për bashkëpunimin shumë të mirë të Shqipërisë me vendet anëtare të Ligës Arabe.
Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta e përgëzoi zotin Gheit për zhvillimin me sukses të Samitit të parë mes Ligës Arabe dhe Bashkimit Europian, duke hapur një kapitull të ri për bashkëpunimin në të ardhmen.
"Si vend kandidat për në Bashkimin Europian dhe si vend mik me vendet e Ligës Arabe, Shqipëria është shumë e interesuar që ky bashkëpunim të forcohet gjithnjë e më shumë", – u shpreh Presidenti Meta.
Kthehu ne atdhe o Don Kishot se ka ardhur Diaspora, leri keto turnete e lodhura te nxjerra si arsye per t'u larguar nga Shqiperia ne ditet qe duhet te ishe ne krye te qoshese. Karagjoz.
Përgjigju