Meta takon sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së: Ndërmjetësoni dialogun për zgjidhjen e krizës

Meta takon sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së: Ndërmjetësoni dialogun për zgjidhjen e krizës

TIRANË- Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së Thomas Greminger. Kreu i Shtetit i kërkoi Greminger ndërmjetësimin sa më parë të jetë e mundur midis palëve politike në vend për zgjidhjen e kësaj krize. Meta tha se përjekjet e tij të vazhdueshme për zgjidhjen e krizës politike janë minuar nga aktorë të ndryshëm dhe shprehu bindjes se rruga e vetme është dialogu politik dhe gjithëpërfshirës.

“OSBE ka një rëndësi të posaçme për sigurinë euro-atlantike dhe për Shqipërinë në veçanti. Është organizata e parë shumëpalëshe në të cilën Shqipëria aderoi pas rënies së komunizmit dhe që ka dhënë mbështetje të vazhdueshme për forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në vendin tonë. 

Për rivendosjen e funksionimit normal të institucioneve demokratike dhe shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës mjaft kritike ku ndodhet vendi, është në interes të kredibilitetit të OSBE, të angazhohet për tejkalimin e krizës së rëndë në Shqipëri sa më parë të jetë e mundur. 

Ky angazhim do të shërbejë si mundësi tepër e rëndësishme për rikthimin e vendit në shinat e demokracisë dhe sundimit të ligjit, por dhe konsolidimit të lidershipit të Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon, gjatë marrjes së Kryesisë së Rradhës së OSBE, por edhe së ardhmes europiane të Shqipërisë, për më tepër kur presim që në 17-18 tetor Këshilli i Bashkimit Europian të vendosë për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme dhe konkrete që kam ndërmarrë deri tani për parandalimin e kësaj situate, përpjekje që janë minuar nga aktorë të ndryshëm, jam edhe më i bindur tani se rruga e vetme është dialogu politik gjithpërfshirës dhe i sinqertë që i jep zgjidhje të plotë e përfundimtare kësaj krize”, - deklaroi Presidenti Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lalka i Radanecit: 25/07/2019 17:08

    O Ilir panxhari kishe bllocken me vehte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion