Meta takon senatorin republikan Roy Blunt: SHBA partneri ynë strategjik

Meta takon senatorin republikan Roy Blunt: SHBA partneri ynë strategjik

Ilir Meta dhe Roy Blunt

Presidenti i Republikës,  Ilir Meta u prit në Uashington, në Senat, në një takim të veçantë nga Senatori Roy Blunt, Zëvendëskryetar i Konferencës të Senatorëve Republikanë.

“SHBA, - theksoi Presidenti Meta, “janë partneri ynë strategjik, ndaj forcimi i mëtejshëm i këtyre marrëdhënieve është i një rëndësie vitale për ne”.

“Angazhimi i SHBA në rajonin tonë mbetet kyç edhe për të ardhmen, në mënyrë që të konsolidohen arritjet e deritanishme, si në drejtim të stabilitetit e sigurisë ashtu edhe të përparimit të demokracisë e prosperitetit. Ndaj ne mbështesim fuqishëm politikën e dyerve të hapura të NATO-s, dhe pas anëtarësimit të Malit të Zi vlerësojmë se edhe anëtarësimi i Maqedonise në NATO do të ishte një arritje tepër pozitive për të ardhmen e të gjithë rajonit tonë”

Presidenti Ilir Meta

Në këtë drejtim të dy bashkëbiseduesit shprehën dëshirën që Parlamenti i Maqedonisë të marrë përgjegjësitë e duhura përmes bashkëpunimit për t'iu përgjigjur aspiratës legjitime të shumicës së qytetarëve për anëtarësim në NATO e BE.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Mediat ndërkombëtare jehonë vdekjes së shkrimtarit të madh Ismail Kadare

Mediat ndërkombëtare jehonë vdekjes së shkrimtarit të madh Ismail Kadare