Meta takon Zannier: Bashkëpunim
të plotë për mbarëvajtjen e zgjedhje
Kreu i Kuvendit Ilir Meta priti sot Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Lamberto Zannier. Duke biseduar mbi zgjedhjet e pushtetit vendor në Shqipëri, Meta tha se qeveria ka vullnetin maksimal për aplikimin e standardeve të zgjedhjeve në nivelin më të lartë bashkëkohor. Nderkohe Zannier shprehu mbështetjen e OSBE për realizimin me sukses të reformës territoriale dhe vlerësoi realizimin e barazisë së plotë gjinore në listat e këshillit bashkiake si dhe numrin në rritje të kandidateve për kryetare bashkish.
TIRANË - Kreu i Kuvendit Ilir Meta priti sot Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (
OSBE), Lamberto Zannier.
Duke biseduar mbi zgjedhjet e pushtetit vendor në Shqipëri, Meta nënvizoi se maxhoranca ka vullnetin maksimal për aplikimin e standardeve të zgjedhjeve në nivelin më të lartë bashkëkohor dhe në këtë drejtim mirëpritet roli i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR nën drejtimin e Ambasadores Audrey Glover.
Zannier shprehu mbështetjen e OSBE për realizimin me sukses të reformës territoriale. Po kështu ai vlerësoi realizimin e barazisë së plotë gjinore në listat e këshillit bashkiake si dhe numrin në rritje të kandidateve për kryetare bashkish.
Meta dhe Zannier vlerësuan cilësinë e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe OSBEsë si dhe aktivitetin e frytshëm të Prezencës së OSBE në Shqipëri duke vënë në dukje se kontributi i organizatës i shërben zhvillimeve demokratike e institucionale të vendit tonë.
Kryeparlamentari Meta theksoi se Kuvendi e ka forcuar rolin e tij mbikëqyrës ndaj zbatimit të legjislacionit përmes aktivitetit të komisioneve të ndryshme parlamentare, monitorimit të aktivitetit vjetor të institucioneve shtetërore e të pavarura, rezolutave të ndryshme që kalojnë në Kuvend, raporteve vjetore dhe të veçanta që përgatiten dhe përmes ngritjes së komisioneve të ndryshme hetimore.
Në këtë kuadër u vlerësua asistenca e OSBEsë në mbështetje të aktivitetit parlamentar. Në përfundim, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE Lamberto Zannier diskutuan mbi zhvillimet në rajon, ku u vlerësua roli konstruktiv i Shqipërisë si dhe prezenca e OSBE në rajonin tonë, në shërbim të paqes, forcimit institucional dhe stabilitetit të vendeve tona fqinje.
Meta theksoi se Shqipëria dëshiron që edhe Kosova të jetë pjesëmarrëse në OSBE ku përfaqësuesit e saj të kenë mundësinë të shprehen për zhvillimet rajonale dhe veçanërisht për ato çështje që prekin vetë Kosovën.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.9%
-
Jo
53.3%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 2432
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56