Kreu i shtetit Ilir Meta ka takuar ditën e sotme zv.kryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta bën me dije se u njoh prej tij me ecurinë e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut,. Këtu Meta i ka theksuar rëndësinë që ka përfshirja sa më e madhe e diasporës shqiptare në këtë proces.
“Me shumë kënaqësi prita sot në një takim vëllazëror Zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, z.Artan Grubi dhe delegacionin, që e shoqëronte. U njoha prej tij me ecurinë e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut dhe theksova rëndësinë që ka përfshirja sa më e madhe e diasporës shqiptare në këtë proces. Përtej aspektit statistikor, regjistrimi i popullsisë do të jetë përmbajtësor në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ndaj i inkurajoj të gjithë të marrin pjesë në të”.
![]()
Sipas presidentit, dy vendet duhet të forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet në dobi të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit.
/Shqiptarja.com“Si dy vende fqinje, aleate në NATO dhe me vizione të përbashkëta euroatlantike, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të duhet të forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet në dobi të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit”, thotë Meta.
Komente


Si Afganistani u ka katandisur Albania?!..As uniforma ,as protokoll,as njerëzit e zgjedhur?!..po kopjoni pak Greqinë a Maqedoninë,lëreni Italinë!!..Visheni Gardën me kostumet popullore Gegë e Toskë!
Përgjigju