Por Meta hodhi poshtë njoftimet në media sipas të cilave ka zhvilluar një takim kokë më kokë me Ramën, duke theksuar se ndonëse kanë qëndruar fizikisht pranë njëri-tjetrit, dy liderët kanë qenë gjithmonë të shoqëruar nga një numër i madh drejtuesish të PDSH-së në Maqedoni.
Gjithsesi, për takimin në fjalë Shqiptarja.com dhe A1Report kontaktuan burime të ndryshme brenda të dyja partive, të cilat konfirmuan raportimet se pas qëndrimit në grup në restorant Liraku, kreu i PS dhe ai i LSI-së janë takuar më pas edhe privatisht. Ndërsa temat e bisedës private mes tyre nuk bëhen të ditur.
Ky nuk është takimi i parë kokë më kokë mes Ramës dhe Ilir Metës. Më i përfoluri është ai në fillim të majit 2012 në vilën e Metës në Gjirin e Lalëzit kur dy personazhet politike u përballën pas shumë vitesh dhe diskutuan mes të tjerash për Presidentin e ardhshëm të Republikës. Për herë të fundit ata ishin takuar në 2007-ën, ndërsa ai në Gjirin e Lalzit u ndoq nga takime të tjera mes dy krerëve.
(im/shqiptarja.com)