Meta tha se raporti ishte bërë me pagesë, reagon Freedom House: S'jemi institucion partiak!

Meta tha se raporti ishte bërë me pagesë, reagon Freedom House: S'jemi institucion partiak!

Ilir Meta

Me kërkesë të Zërit të Amerikës, Freedom House reagoi të mërkurën lidhur me komentet e bëra sot nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta rreth raportit të publikuar nga organizata.

Meta e kishte konsideruar si të bërë me pagesë një raport të tillë.

Ja reagimi i plotë i Drejtorit të Komunikimit në këtë organizatë, Robert Ruby:

“Ne inkurajojmë të gjitha palët ta lexojnë të gjithë raportin, i cili përfshin shqetësime të hollësishme rreth korrupsionit dhe kapjes së shtetit në Shqipëri mes aktorëve të shumtë në sferën politike, rreth përparimit të ngadalshëm në krijimin e institucioneve të nevojshme për luftën kundër korrupsionit dhe rreth një kornize të pamjaftueshme për të siguruar pavarësinë e këtyre institucioneve. Freedom House është një institucion jopartiak dhe konkluzionet e saj pasqyrojnë analizat që ajo bën vetë.”

Në raportin e saj vjetor, organizata thoshte se lufta kundër korrupsionit mori një goditje me zgjedhjen e zotit Meta në krye të vendit me votat e Partisë Socialiste.

Një zëdhënës i zotit Meta shprehu keqardhje, duke thënë se raporti i Freedom House është keqpërdorur “në funksion të axhendave të njëanshme politike në Shqipëri”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • besniku: 14/04/2018 15:55

    Meta,të ka dënuar populli jo Luja,presim të të shikojmë se si do ta justifikosh pasurinë jashtë Shqipërie e ke me djersë apo me shantazhe dhe fëlliqësira që ke bere ti me tet shoqe. Po të ta mban prapanica,provoje me referendum se sa të do populli si president. Para drejtësisë sa më shpejt.

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 11/04/2018 21:27

    O ilir meta e vëfteta çfar po kujton ti se po lu kuka mçefti me buçen mona si kujton ti që ka Shqiptar që se di që ti je i koruptuar deri në palc. Prit se me dashuri e qetësi do regullohet çdo gjë . Mbas qafe e ke ZOTI vonon por kurr s'haron

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë