'Kurrë një ngjarje e tillë nuk do të harrohet derisa mbi rrënojat e 17 Majit të vendoset Drejtësia'. Kështu shprehet Presidenti Ilir Meta për shembjen e teatrit kombëtar, ndërsa shton se kauza e artistëve tashmë është edhe e tij dhe nuk do të ndalojë deri në shembjen e tiranisë. Meta thotë se ajo që ndodhi më 17 maj, nuk do amnistohet kurrë. Kreu i Shtetit thotë se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk humbi, por fitoi një kauzë të madhe.
"Ajo që ndodhi në errësirën e 17 majit nuk do të amnistohet kurrë! Ndërgjegjja shoqërore dhe kombëtare u lëndua si kurrë më parë. Maska e tiranisë ra përpara të gjithë shqiptarëve dhe e gjithë bota e vërtetë demokratike u shokua.
Kurrë një ngjarje nga Shqipëria s'do prodhonte një jehonë të tillë dhe negative, që nuk shlyhet më dhe as harrohet derisa mbi rrënojat e 17 Majit të vendoset Drejtësia. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk humbi, por fitoi një kauzë edhe më të madhe duke i ndihmuar të gjithë shqiptarët e përgjumur për t'u zgjuar e bashkuar para se Tirania t'i shembë secilit shtëpinë e tij si banorëve të Unazës së Re.
Të gjithë shqiptarët e ndershëm u ndjenë të dhunuar pabesisht dhe poshtërsisht pasi Teatri ishte tempulli i tyre i përbashkët. Të gjithe u ndjenë edhe në faj e borxh për heronjtë dhe heroinat që e mbrojtën atë për dy vjet e gjysmë me sakrifica të patreguara dhe nën presione të gjithanshme.
Tani kauza e tyre është e të gjithëve ne, dhe nuk do të ndalojë deri në shembjen e Tiranisë dhe Rindërtimin e Teatrit. Mirënjohje të përjetshme artistëve të cilët zgjuan qytetarinë. Një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë. A nuk u zgjuam në diktaturë në mes të errësirës në 17 maj?" shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
Meta nga Shkodra: Durim dhe zemërgjerësi! Çështja e Teatrit Kombëtar e shenjtë
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4581
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish numri 2 i Metës gati të bashkëpunojë me Ramën, Braimllari për Report Tv: Dua të jap angazhimin tim për zgjedhjet e 11 majit! S'kam problem ta nis si 19 vite më parë
13 Janar, 13:32
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
MEKI reagon për lirimin e Bashës, komandohet përkohësisht regjisori Indrit Çobani: Do çelet procesi i përzgjedhjes së kreut të ri të Teatrit Kombëtar
9 Janar, 15:27
-
VKM/ Altin Basha shkarkohet nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar, dyshohet se abuzoi me fondet! Për Report Tv: S’kam asgjë për të thënë! Komandohet i riu
9 Janar, 14:01
-
Meta intervistë nga qelia nr. 5: Arrestimi im mafioz dhe banditesk, i pari i mora unë në pyetje prokurorët e SPAK! Izolimi në 12 m2 s’më pengon të kandidoj
8 Janar, 19:46
-
Mero Baze: Si politikanët shqiptarë po ia lehtësojnë punën SPAK me gënjeshtrat e tyre
7 Janar, 21:52
-
Debati në ‘Repolitix’, Valteri: Ilir Meta një palaço, më i korruptuari dhe i përfshirë në vrasje! Petraj: Rrezikon edhe Partia e Lirisë, mosdeklarim i parave për lobimin
7 Janar, 21:47
-
Ylli Pata: Arsyeja e sherrit fatal brenda opozitës
7 Janar, 20:13
-
SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve
7 Janar, 18:46
-
Debati në ‘Studio Live’, Elezi: I turpshëm sulmi Berisha-Meta ndaj Drejtësisë! Basha: Puna e SPAK me pikëpyetje! Bala: Deklaratat e Metës absurde, i dha mesazh dhe Kryemadhit!
7 Janar, 18:12
-
Frrok Çupi: Ilir Meta mbeti jetim
7 Janar, 16:17
-
'Berisha bëri ballkonin foltore politike', Mentor Kikia: Të njëjtën gjë po bën me paraqitjen në SPAK! Gjuha ndaj prokurorëve 'autogol'
7 Janar, 13:58
NUK do ikim nga shqiperia por do largojme keta politikane te korruptuar...
PërgjigjuIkni ikni shqiptare nuk behet me shqiperia ikni per te atdhmen e femijeve ju prsh
PërgjigjuPo ky kur do futet brenda se i ka ardhur ora
PërgjigjuJo se policia duhet te zbatoj ligjin te perdori gjithe forcen e ligjit per te vene prapa hekurave gjithe banditet te tip it Budina Lul Basha e te tjere qe priishin rendin publik Nuk eshte diktature te zbatohen ligjet e shtetit
PërgjigjuLigji zbatohrt nga te gjithe Qytetaret njesoje..Mbi 90. %. e Qytatareve ,,Jane Dakort qe Bashkia e Tiranes te ngreje aty Teatrin e ri me Rindertime Evropian.. Mos u cjere kote,,Fundi juaj dihet ,,por e ke te veshtire ta besoshe..
PërgjigjuVjedhjet e tua nuk amnistohen o hajdut.
PërgjigjuPo ajo video me 700.000 euro qe tronditi shqiperin ku eshte .ne YouTube e ke o like floriri
Përgjigju