Meta tregon pse do i jepte dy dekorata Ramës, dhe asnjë Monikës dhe Bashës: Ajo i ka dhënë besën Lulit

I pyetur nga gazetarët nëse presidenti ndihet sadopak xheloz që lideri demokrat Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama mund të duken të sinkronizuar sa i përket shpresave që Shqipëria më 18 tetor të arrijë të hapë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Ilir Meta u përgjigj me batuta në konferencën e pasdites së kësaj të mërkure. Tha se nuk është aspak xheloz dhe se nëse arrihet të caktohet një datë, atëherë do të dekretojë kryeministrin Edi Rama. Por nuk do t'i japë dekoratë liderit demokrat Lulzim Basha, dhe as bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim. "Zotit Basha nuk i jap dekoratë se ai ka braktisur institucionet, as Monikës se i ka dhënë besën Lulit", tha Meta.

Gjatë përgjigjes, Meta sulmoi sërish edhe ndërkombëtarët, për të cilët la të kuptohet se janë pas vendimeve të kryeministrit Rama, vendime që sipas tij e kanë çuar vendin në krizë.

"Që unë të bëhem xheloz për Edi Ramën këtë se pranon as Edi Rama. Ju i dini kontributet e mia për Edin. Edhe për situatën aktuale mua më vjen këq, se i them ore më dëgjo mua se kur më ke dëgjuar mua të ka dalë mirë kjo gjë.

Madje dhe disa diplomatëve se s'po jua them këtu, i kam thënë ore mos ma merrni në qafë Edin ju, se i krijoni idenë Edit që e ka mirë, edhe pastaj Edi gabon, e pëson dhe Shqipëria jo vetëm Edi. Se ne kemi edhe hallin e Edit jo vetëm të vendit që kuptohet është kryesori për mua. Unë të jem xheloz? Unë i jap dekoratë Edit më 18 tetor vetëm ai të marrë datën e çeljes së negociatave të Shqipërisë, ai le të mos e pranojë. Siç u dha ai dekoratave ambasadorëve që çeli negociatat vjet parvjet. Bile do t'i jap "Urdhrin e Skënderbëut", ku ka gjë më të rëndëishmë. Dhe unë të jem xheloz pse do të çelen negociatat apo do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Unë kam ikur nga kryeministër vetëm për të mos penguar marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian spese kryetari ipartisë ku unë isha kryeministër donte të bëhej prsident po votat i kishim cik problem për punën e Dushkut i thashë ti bëhu kryeministër të iki unë që Shqipëria të eci para drejt Evropës. Ku do e dija unë që atëherë që ne ishim para Serbisë e Malit të Zi me këto punët e integrimit e rrotë më rrotë me Kroacinë sot të jemi këtu ku jemi. Ku është Kroacia, Serbia, Mali i Zi edhe ne tani diskutojmë cështje që për Shqipërinë nuk duhej kurrsesi të ishin në axhendë as të brendshme, as ndërkombëtare. Dekoratën bëheuni gati ceremoni këtu, ai në dac të vijë në dac jo, bile i takojnë dy dekorata edhe si ministër i Jashtëm edhe si kryeministër", u shpreh Presidenti.


Lajmi kryesor:

Meta sulmon drejtësinë në emër të "Venecias"! Mban sekret 'burimin' e djegies së Kuvendit: Dekoroj Ramën, jo Monikën e Bashën (VIDEO)


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë