Në ceremoninë e organizuar nga Presidenti Meta në Pallatin e Brigadave me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ishin të pranishëm kryeministri Rama me bashkëshorten, kryetari i Kuvendit, përfaqësues të trupit diplomatik, komunitetet fetare, zyrtarë të lartë nga Kosova dhe personalitete të tjera.
/Shqiptarja.com
Në fund të fjalimit, Presidenti Meta trokiti gotat me të ftuarit, mes tyre me kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit. Raportet mes kreut të shtetit me kreun e legjislativit dhe ekzekutivit kanë ndryshuar pas akuzave të ndërsjella në zgjedhjet e 25 qershorit.
Ndërsa në ceremoni nuk ishin të pranishëm Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Edhe këtë vit dita e pavarësisë nuk arriti që të bashkonte politikën shqiptare.
[gallery]24925[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com
VIDEO










