Nisma për ta shkarkuar, Meta: Shashka të Ramës, do jem këtu deri më 24 korrik të vitit 2022! Humbja e LSI? Pyesni Kryemadhin, unë nuk kandidova

Për herë të parë pasi drejtuesit e mazhorancës kanë konfirmuar se shumë shpejt në Kuvend do të ndërmerret nisma për shkarkimin e Presidentit të Republikës, vetë Ilir Meta i ka konsideruar thjesht shashka. 

Në një konferencë për shtyp nga Presidenca Ilir Meta tha se mazhoranca po përpiqet të largojë vëmendjen nga 88 mijë vota të pavlefshme që sipas Metës duhet të hetohen, pasi aty luhen disa mandate. Ai theksoi se do të jetë President deri më 24 korrik të vitit 2022. 

Presidenti Ilir Meta e ka nisur deklaratën për mediat ditën e sotme duke i kërkuar ndjesë qytetarëve, pasi sipas tij një grup i strukturuar kriminal u ka dërguar mesazhe fyese gjoja në emrin e tij qytetarëve.

‘I kërkoj ndjesë qytetarëve, një grup i strukturuar kriminal u ka dërguar mesazhe fyese gjoja në emër të presidentit të Republikës gjatë ditës së djeshme. Këto janë konfirmuar nga disa personalitete publike. Shumë shpejt do të nisim procedurat ligjore të hetimit.’-tha Meta.

I pyetur për rezultatin e dobët të LSI në zgjedhje, duke humbur edhe në Skrapar, vendlindjen e Metës, ky i fundit u përgjigj se nuk ka marrë pjesë në zgjedhje. Për humbjen e LSI, Meta tha se duhet pyetur kryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi.  

" Ilir Meta nuk ka marrë pjesë në këto zgjedhje ka qenë vetëm një qytetarë dhe një votues. Nuk ka bërë thirrje për të votuar asnjë subjekt politik. Në një të ardhme do të shikoni se sa votohet Ilir Meta. Pyeteni vetë zonjën në fjalë për këtë çështje, por ju ftoj shikoni dhe ndiqni procesin me kohë të plotë", tha Meta.

Për rezultatin e zgjedhjeve Meta tha se mund të jetë vetëm paraprak, duke vënë theksin te numri i lartë i votave të pavlefshme. Sipas tij duhet rinumëruar gjithçka dhe vota te pavlefshme duhen hetuar, pasi aty luhen disa mandate.  

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:45
Zgjedhjet, Meta: Numër i paprecedentë votash të pavlefshme, të rinumërohet gjithçka! Rezultati mund të jetë vetëm paraprak (VIDEO)

Për Presidentin Ilir Meta, zgjedhjet nuk kanë përfunduar ende dhe se rezultati i deritanishëm mund të jetë vetëm paraprak. Në një konferencë për shtyp, Meta tha se duhet rinumëruar gjithçka, ndërsa vuri theksin te numri i madh i votave të pavlefshme që, sipas Metës duhet të hetohen. Sipas Metës çdo është e regjistruar dhe se është shumë e lehtë për të bërë ekspertizën.  

"Ka përfunduar dita e votimit, jo zgjedhjet. I ka të gjitha mundësitë që të jetë vetëm një rezultat paraprak. Procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende ndoshta, ankimimet nuk kanë nisur akoma. Prandaj, në radhe të parë dua të falënderoj qytetarët që pavarësisht çfarë ndodhi ju përgjigjën thirrjes së presidentit, morën pjesë në zgjedhje.

Pjesëmarrja reale është 74% të paktën. E dini, mohimi i paprecedentë i emigrantëve. Mohimi i qytetarëve të prekur nga COVID që nuk u kushtua vëmendje. Po kështu edhe arsye të tjera. Nga 2 milion e 242 mijë kanë marrë 1 milion e 600 të paktën 74%.

Së dyti, të mos harrojmë se në këto zgjedhje kemi një numër të paprecedentë të fletëve të pavlefshme. Prandaj, duhet me shumë përgjegjshmëri të mos preket më asnjë kuti dhe fletë votimi, të rinumërohet gjithçka se pamjet filmike janë atje. Është shumë e lehtë për të parë ekspertizën, nëse një fletë ka dy kryqe a i ka bërë e njëjta dorë. U bëj thirrje të gjithë forcave politike të përqendrohen duke mos cenuar më tej integritetin e këtij procesi për të rinumëruar çdo votë që është hedhur nga qytetarët

Zgjedhjet nuk kanë përfunduar, partitë politike t'i përkushtohen mbarëvajtjes së zgjedhjeve. I kërkoj institucioneve të jenë të gatishmëri të gjithë këtij procesi. Asgjë nuk na nxiton, tani e rëndësishme administrimi me qetësi dhe transparencë maksimale. Nuk ka pse të bërtasë njeri hapni kutitë sepse kutitë janë të hapura me ligj. E rëndësishme të bëhet një hetim i fletëve të pavlefshme. Që një qytetarë të shkojë të votojë dhe ajo t'i dalë e pavlefshme për shkak të marifeteve dhe kalkulimeve të secilido subjekt, kjo është e pafalshme", tha Meta.

 

Ora 13:31
'E shkarkojmë me parlamentin ekzistues', Meta i përgjigjet Ramës: Shashka për të larguar vëmendjen! Do jem këtu deri më 24 korrik të vitit 2022 (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili, tha se do ta shkarkojë atë nga posti me parlamentin ekzistues. Në një konferencë për shtyp, Meta e konsideroi deklaratën e Ramës "shashkë" që përpiqet të largojë vëmendjen nga 88 mijë vota të pavlefshme që sipas Metës duhet të hetohen, pasi aty luhen disa mandate. Ai theksoi se do të jetë President deri më 24 korrik të vitit 2022.

"Asnjë përgjigje për shashkat që duan të largojnë vëmendjen nga mbi 88 mijë vota ta pavlefshme që janë atje dhe që duhen parë se si janë bërë të pavlefhsme një pjesë e madh e tyre sepse nuk ka statistikë të justifikojë këtë rekord pavlefshmërie. Mund të lëvizin shumë mandate në gjithë këto qarqet, ne duhet ta mbajmë vëmendjen këtu. Më 24 korrik 2022, këtu do e bëjmë konferencën e fundit për shtyp sëbashku. Këtu përqendrohuni, të respektohet deri në fund çdo votë, të numërohet dhe rinumërohet dhe në këtë moment të kenë shumë kujdes, asnjë përpjekje për të mbuluar çdo lloj krimi që ka ndodhur", tha Meta.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Free: 30/04/2021 19:42

    Edhe Meta po punon fort qe te zbythet Basha qe te filloj lufta. Behu bure e jep doreheqje langaraq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale