Ilir Meta, Presidenti i Shqipërisë, në këto kohë të vështira që po kalon vendi ynë dhe i gjithë globi, ka gjetur mundësinë për të uruar për ditëlindje heroin e skuadrës së tij të zemrës Fraser Foster, që luan për Celtic.

Ky postim i Metës është pasqyruar edhe në gazetën ‘The Sun’ versionin skocez. Në videon e publikuar për 32 vjetorin e Foster Meta shkruan: “Gëzuar 32 vjetorin muri i madh, legjenda ynë, heroi ynë, Fraser Foster! Jemi me fat që luan për ne! Më të mirat për ty shoku im. Hail Hail!”

Meta bëri bujë në verë kur në një konferencë për vendet e Ballkanit në Bosnje-Hercegovinë takoi tifozët e Celtic, të cilët kishin udhëtuar për ndeshjen kualifikuese të Europa League. Presidenti i Shqipërisë bëri foto me tifozët, të cilat u publikuan pothuajse në të gjitha mediat sportive skoceze.

Sakaq pas postimit për Froster Meta shtoi një tuit ku shkroi: “Në këto kohë të vështira për të gjithë për shkak të COVID-19 mendimet e janë për tifozët e mrekullueshëm të Celtic. Specifikisht në Skoci dhe Republikën e Irlandës. Duke shpresuar që të gjithë të jeni mirë shpresoj që kjo situatë të kalojë dhe të takohemi në prajsë. Zoti i bekoftë ‘The Hoops’ dhe familjet e tyre. Qëndroni të sigurtë! Qëndroni të shëndetshëm!”