Presidenti Ilir Meta i ka uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij, njëkohësisht kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit.

Meta ka zgjedhur një foto të vjetër kur ata të dy ishin të rinj për të uruar Kryemadhin, ndërsa e quan ‘Super Mona’.

“Edhe 100 pranvera SuperMonës! Siç thotë një thënie e vjetër skandinave: “Nuk janë vitet në jetën tonë ato që kanë rëndësi, por mënyra si i jetojmë vitet tona është e rëndësishme”. shkruan Meta.