PREVALLË- Presidenti Ilir Meta vijon pushimet në Prevallë, ku ndodhet prej disa ditësh bashkë me familjen e tij. Ditën e sotme kreu i shtetit ka postuar edhe një video nga Ujëvara e Prevallës ku shfaqet me veshje sportive, nga ku uron një fundjavë të mbarë por përpiqet te përçojë edhe një mesazh politik me simbolin e shqiponjës.

Presidenti Meta shpesh herë e ka përdorur këtë simbol për të treguar se po lufton për të mirën e Shipërisë, duke justifikuar sulmet e vazhdueshme ndaj qeverisë.

"Mirëmëngjes të dashur miq!
Nga kjo ujëvarë e Bjeshkëve të Prevallës, në lartësinë 1850 m, ju uroj të kaloni një fundjavë të mbarë e të gëzueshme me familjet dhe miqtë tuaj!"
, shkruan Meta.

Postimi i plotë i Metës