Meta uron shqiptarët për festën e Krishtlindjes: Të rinjtë të gjejnë forcën për të marrë në dorë fatet e veta

Meta uron shqiptarët për festën e Krishtlindjes: Të rinjtë të gjejnë forcën për të marrë në dorë fatet e veta

Meta dhe familja e tij

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë portretin familjar duke përcjellë një urim për të gjithë besimtarët e krishterë që sonte kremtojnë krishtlindjet.

Meta thotë se është e rëndësishme që dashurinë dhe mirësitë që shpallim me fjalë t’i kthejmë me përulësi në vepra. Ai ka një urim të veçantë edhe për të gjithë të rinjtë dhe të rejat për të gjetur vetveten dhe kurajën për të mos u dorëzuar para vesit dhe dëshpërimit.

“GËZUAR KRISHTLINDJEN të gjithë besimtarëve të krishterë dhe mbarë popullit shqiptar!

Lindja e Krishtit me mesazhin e përjetshëm të lindjes së shpresës dhe dashurisë së pakufishme uroj të ngrohë zemrat tona për të sjellë më shumë lumturi, gëzim, begati dhe bekime në çdo vatër familjare.

Me frymëzimin e Krishtlindjes të jemi çdo ditë shembulli i përkryer i solidaritetit, jo i egoizmit dhe jo vetëm të mirës personale, i paqes dhe jo të dhunës, të vëmendjes dhe kujdesit, jo të harresës e braktisjes, të ndihmës dhe jo të vjedhjes, të shërbimit dhe jo të përjashtimit, të dëgjimit dhe jo të arrogancës, veçanërisht ndaj atyre që më shumë se kurrë kanë nevojë për ndihmë, përkrahje dhe mbështetje.

Është e rëndësishme që dashurinë dhe mirësitë që shpallim me fjalë t’i kthejmë me përulësi në vepra sepse vetëm një dashuri në veprim garanton një shoqëri në paqe, në mirëqenie dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Një urim të veçantë për të gjithë të rinjtë dhe të rejat, për të gjetur vetveten, shpresën dhe kurajën për të mos u dorëzuar para vesit dhe dëshpërimit, por për të gjetur forcën dhe për të marrë në dorë fatet e veta për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu, sepse Shqipëria u përket të rinjve! Për shumë mot GËZUAR KRISHTLINDJEN!”- shkroi Meta.

Lajmi do të përditësohet...

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pupu: 25/12/2022 20:29

    Pis familje!

    Përgjigju
  • Jezusi: 25/12/2022 15:06

    Familje vampiresh dhunoni zotin dhe krishtin ju gjakpires.Mos paci bekimin por vec mallkimin e ju shofte fara o rrace m*ti.

    Përgjigju
  • Karagjozi: 24/12/2022 22:23

    O çfar familje e ndyr dhe e pështir komplet këllir.

    Përgjigju
  • denis: 24/12/2022 21:01

    Hajduteri.... familja KOKLOP...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer