Meta vazhdon 'luftën' e dekreteve, kthen një tjetër ligj në Kuvend

Meta vazhdon 'luftën' e dekreteve, kthen një tjetër ligj në Kuvend

Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta kthen në Kuvend ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit. Në argumentet e sjella për kthimin e këtij ligji, presidenti i Republikës thotë se nisma për ndryshimin në këtë ligj është bërë vetëm nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pa u konsultuar me ministritë e tjera të cilat mbulojnë grupet e interesit të përfshirë në këto çështje duke shmangur kështu konsultimin publik. 

Presidenti thotë se në pikën 2, pas fjalës “Rishikimi”, shtohen fjalët “i kushteve apo ndryshimi i projektit gjatë ndërtimit” gje e cila sjell konflikt me palëve.

Presidenca njofton se po sot Meta ka dekretuar te ligje të tjera, atë “për mbrojtjen e faunës së egër”, të ndryshuar”,  “për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, (huamarrësi), Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, të ndryshuar”.

LIGJE TË MIRATUARA
1.  Dekret me nr. 11238, datë 26.07.2019, “Për shpalljen e ligjit nr. 46/2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 006, datë 23.10.2008, “Për mbrojtjen e faunës së egër”, të ndryshuar”

2.  Dekret me nr. 11239, datë 26.07.2019, “Për shpalljen e ligjit nr. 49/2019 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, (huamarrësi), Fondit Shqiptar të Zhvillimit (agjencia e zbatimit të projektit), dhe KfË Frankfurt Am Main (KfË), për programin e furnizimit me ujë të zonave rurale IV”

3.  Dekret me nr. 11240, datë 26.07.2019, “Për shpalljen e ligjit nr. 56/2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, të ndryshuar”

LIGJ I KTHYER PËR RISHQYRTIM
Presidentit të Republikës në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës, me Dekretin nr. 11235, datë 23.07.2019, ka vendosur :
Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 42/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2014 ‘Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit’, të ndryshuar’”, me qëllim rishikimin dhe përmirësimin e nenit 8 të këtij ligji, sipas arsyetimit bashkëlidhur.
Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të datës 4 korrik 2019, ka miratuar ligjin nr. 42/2019, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2014 ‘Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit’, të ndryshuar’”.
Presidenti i Republikës shqyrtoi ligjin nr. 42/2019 duke bërë një analizë të thelluar të përmbajtjes së tij në raport me respektimin e parimeve kushtetuese dhe interesin publik.
Gjetje kryesore ;
Ky projektligj është nisëm ligjore e Këshillit të Ministrave e përgatitur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. 
Nga shqyrtimi rezulton se nuk është konsultuar me ministritë e tjera që lidhen me përmbajtjen dhe efektet e aktit, apo me grupet e interesit.
Për më tepër përvec se procesi i konsultimit publik dhe i bashkërendimit të detyrueshëm institucional nuk është kryer, Këshilli i Ministrave ka kërkuar dhe Kuvendi i Shqipërisë e ka pranuar duke realizuar shqyrtimin e projektligjit me procedurë të përshpejtuar. 
Nuk rezulton e arsyetuar se përse është shmangur procesi i konsultimit publik dhe i bashkërendimit institucional dhe cila është nevoja urgjente e shfaqur për shqyrtimin e këtij projektligji me procedurë të përshpejtuar. 
Neni 8 i ligjit nr. 42/2019, i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë ka parashikuar disa shtesa në nenin 48 të ligjit aktual nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar” të cilat rregullojnë procesin e ndryshimit të projekteve ndërtimore gjatë fazës së zbatimit të tyre. Këto dispozita aplikohen si për investime publike shtetëror ashtu dhe për investime me karater privat. 

Presidenti i Republikës çmon se, neni 8 i ligjit nr. 42/2019, i paraqitur për shpallje, është jo i plotë dhe i paqartë në formulim.
Sipas kësaj dispozite në procesin e rishikimit të projektit, nuk parashikohet dhënia e pëlqimit apo konsultimi me pronarët e trojeve mbi të cilin realizohet vepra. 
Për këtë shkak, zbatimi i këtij neni sipas formulimit aktual, mund të sjellë aplikim të gabuar në praktikë apo keqinterpretim me pasojë cenimin e parimit kushtetues të sigurisë juridike dhe të interesit publik. 
Aplikimi i pikës 2, të nenit 8 të ligjit nr. 42/2019, mund të sjellë konflikt të vazhdueshëm midis sipërmarrësve apo investitorëve me pronarët e pasurive pronë private, mbi të cilat realizohet ndërtimi/vepra.
Ndryshimi i projektit gjatë zbatimit të tij sjell ndryshim të veprës që po ndërtohet, është e nevojshme që ligjbërësi në këto ndryshime ligjore, duhet të mbajë parasysh edhe rregullimin e procedurës së rishikimit të lejes së ndërtimit dhe projektit me qëllim që ky proces të shoqërohet me pjesëmarrjen dhe shprehjen e vullnetit edhe të pronarit të pasurive pronë private, mbi të cilin ndërtohet vepra.
Dispozitat ligjore dhe ndërhyrjet në legjislacion që kanë lidhje me të drejtën e pronësisë apo me të drejtat e tjera reale që lidhen me të, duhet të jenë të mirëmenduara, të qarta dhe të plota me qëllim që, aplikimi në praktikë të mos cenojë aspak dhe në asnjë rast këtë të drejtë. 
Me paqartësinë dhe dykuptimësinë që ka dispozita e nenit 8 të ligjit nr. 42/2019,  bëhet e pakuptueshme mbi mënyrën sesi ajo do të aplikohet në praktikë. Pikërisht kjo paqartësi dhe mungesë rregullimi prej ligjit, përbën cenim të parimit të sigurisë juridike. 

Gjithashtu nëse qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë, nëpërmjet këtyre ndryshime në ligj synojnë të rregullojnë ato çështje që kanë lindur, apo lidhen me rishikimin e kushteve të lejes dhe ndryshimin e projektit gjatë ndërtimit për veprat ndërtimore të sipërmarrjeve publike, atëhëherë ky qëllim duhet të shprehet qartë dhe të parashikohet në mënyrë të plotë në dispozitën e propozuar për ndryshim, duke përmirësuar kështu përmbajtjen e saj.  
Presidenti i Republikës, vlerëson të domosodshme të theksojë se, ndërhyrjet në dispozitat e nenit 48 të ligjit nr. 107/2014, që parashikojnë mundësinë e ndryshimit të projekteve ndërtimore publike gjatë fazës së zbatimit të tyre, duhet të jenë në harmoni me kuadrin ligjor në fuqi të prokurimit publik dhe partneritetit publik privat në mënyrë që çdo ndryshim ligjor që bëhet dhe që ka si synim parashikimin me ligj të ndryshimit të projekteve për veprat publike infrastrukturore gjatë zbatimit të tyre, të mos devijojë nga zbatimi i kuadrit ligjor ekzistues, si dhe të garantojë ruajtjen dhe mirëpërdorimin e financave publike. 
Në këtë mënyrë çdo ndërhyrje në ligj nuk duhet të krijojë asnjë hapësirë për keqintepretim, gjë e cila mund të sjellë në praktikë keqpërdorim të fondeve publike e rrjedhimisht dhe cënim të interesit publik. 
Nëse ky ndryshim ligjor i referohet vetëm aplikimit për projektet ndërtimore apo veprave me iniciativë private, atëherë ligjvënësi duhet të qartësojë në mënyrë të sigurtë dhe shteruese, se cila do të jetë procedura për realizimin e procesit të konsultimit, midis pronarëve të truallit, investitorëve dhe sipërmarrësve për ndryshimin e kushteve të lejes dhe projekteve gjatë fazës së zbatimit. 
Në këtë mënyrë shmangen në praktikë konfliktet gjyqësore midis palëve, si dhe qartësohet me ligj  procesi përfshi këtu dhe detyrimet e autoritetit publik, kur ndryshimet në projekt vijnë për shkak të ndërhyrjes së interesit publik dhe që duhet të përkojnë më një shpërblim të drejtë për kostot që kjo ndërhyrje shkakton në dëm të interesave të palëve private.
Presidenti i Republikës vlerëson se është çasti që neni 8 i ligjit nr. 42/2019 duhet të rishikohet edhe një herë nga Kuvendi me qëllim përmirësimin, plotësimin dhe qartësimin tërësor të dispozitës ligjore, në mënyrë që aplikimi i saj jo vetëm të sigurojë një bazë ligjore të shëndoshë për organet publike, por të garantojë që të drejtat e pronësisë të shtetasve apo çdo e drejtë tjetër reale e lidhur me të, të mbrohet dhe të mos cenohet nga zbatimi në praktikë i këtij ndryshimi ligjor.    
Bazuar këto arsye kryesore, në bindje të Kushtetutës dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, Presidenti i Republikës ka vendosur kthimin e ligjit nr. 42/2019, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2014 ‘Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit’, të ndryshuar,’” për tu rishqyrtuar nga Kuvendi me qëllim rishikimin dhe përmirësimin e nenit 8 të këtij ligji.

Dekreti dhe arsyet janë të publikuara në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tahir tarfyci: 27/07/2019 13:53

    E ka nda mendjen Monstra qe sdo firmose asgje tani e mbrapa.Kujton se do ngel vetem ne doren e tij.Nuk e shikon ky hajvan se qendron kot ne ate zyre dhe se pjerdh njeri per asgje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari