Meta ‘vesh’ kostumin e presidentit dhe inkurajon qytetarët të bëjnë vaksinën anti-COVID: Qeveria të shtojë fondet për sistemin shëndetësor! Braçe: Masat të domosdoshme

Meta ‘vesh’ kostumin e presidentit dhe inkurajon qytetarët të bëjnë vaksinën anti-COVID: Qeveria të shtojë fondet për sistemin shëndetësor! Braçe: Masat të domosdoshme

Në një kohë kur varianti delta është një kërcënim për përjetimin e një vale të re të COVID-19, presidenti Ilir Meta vendosi pas shumë kohësh të “veshi” petkun e presidentit dhe të inkurajojë qytetarë për të bërë vaksinimin, vetëm disa orë pas mbledhjes së Komitetit të Ekspertëve dhe shtrëngimit të masave.

Meta e konsideron kohën që po jetojmë një moment tepër serioz dhe kritik, duke shtuar me tone ironike lidhur me vendimin e Komitetit, se pandemia nuk mund të mbahet nën kontroll me orë policore.

Sipas presidentit, COVID-19 mund të mposhtet vetëm me masa shkencore dhe proporcionale, vaksinim shtesë dhe protokolle shëndetësore të konsoliduara dhe të njohura ndërkombëtarisht.

Përmes rreshtave të tij, pas shumë kohësh duke qëndruar larg përgjegjësive që mbart një president, ai vendosi t’i bëjë thirrje qeverisë të shtojë fondet për sistemin shëndetësor për të përmirësuar shërbimin, që sipas tij mos t’i rikthehemi gjendjes së përjetuar më parë.

Lidhur me vendimin për shtrëngimin e masave anti-COVID nga Komiteti teknik i Ekspertëve ka reaguar edhe Erion Braçe i cili e konsideroi këtë vendim të domosdoshëm.

Ai ngriti apel për vaksinimin e qytetarëve, ndërsa theksoi së këto masa do të hynë në fuqi prej datës 1 shtator.

Postimi i Metës: 

Shtimi tepër i lartë i rasteve të infektimeve me COVID-19, fatkeqësisht dhe të humbjeve të jetëve në ditët e fundit, veçanërisht në rrethanat e reja të krijuara me përhapjen e variantin “Delta”, shtrojnë nevojën jetike për marrjen e masave të tjera efektive për të mos lejuar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Ky moment shumë serioz nuk mund të mbahet nën kontroll me orë policore, por me masa shkencore dhe proporcionale, vaksinim shtesë dhe protokolle shëndetësore të konsoliduara dhe të njohura ndërkombëtarisht.

Testimi, gjurmimi, izolimi dhe trajtimi i duhur mjekësor janë hapa jetike në këtë situatë.

Inkurajoj qytetarët, veçanërisht ata me probleme të tjera shëndetësore dhe që nuk e kanë kaluar COVID-19, të vaksinohen sa më parë për të reduktuar mundësinë e përhapjes së virusit të rrezikshëm.

Mbajtja e maskave, respektimi i distancimit fizik dhe higjiena maksimale janë të domosdoshme gjithashtu.

I bëj apel Qeverisë të shtojë sa më parë fondet për sistemin shëndetësor, për të përmirësuar shërbimin e ofruar ndaj qytetarëve dhe për të mos u gjendur sërish para gjendjeve të papranueshme të mjekëve dhe infermierëve në qendra shëndetësore, që luftonin në vijën e parë, pa pajisje mbrojtëse dhe mjetet e duhura diagnostike

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:28
Ashpërsimi i masave anti-COVID, Braçe: Të domosdoshme pas shthurjes! Boll me llafe, bëni vaksinën

Shtrëngimi i masave antiCOVID për zv.kryeministrin Erion Braçe ishte i domosdoshëm. Ndërsa ka risjellë në vëmendje masat që do të hyjnë në fuqi nga 1 shtatori, Braçe bën apel për vaksinim.

“Masa  të reja me COVID, të domosdoshme pas shthurjes dhe mosvaksinimit! VAKSINIM! Vaksinim i detyrueshem per mjeke, infermiere, mesues, edukatore, studente! Levizja per cilendo nevoje nis ne oren 6.00 dhe mbyllet ne oren 23.00; Ne kete ore mbyllet dhe cdo aktivitet tjeter! Nga data 6 shtator hyrja ne Shqiperi do te behet vetem nese ploteson nje nga tre kushtet: pasaporte vaksinimi, test PCR, deshmi qe ke kaluar Covid brenda 6 muajve te fundit! Vendosja e maskes e detyrueshme ne cdo ambjent te mbyllur, Qendra Tregtare, cdo njesi sherbimi, fabrika, aeroporte, autobuse etj;

E ndeshkueshme me gjobe mos mbajtja e maskes ne keto ambjente! Vijon te jete ne fuqi qendrimi mbyllur i diskotekave, klubeve te nates etj! Tani kam nja dy fjale me keta reaktivet e rjeteve sociale qe sapo nisen fushaten: Gjithcka kthehet në liri e me masat standard, maskë, distancë e larje duarsh me një vaaaaaaksinë! 95% e te infektuarve te perditshem jane te pa vaksinuar! Dhe te pa vaksinuar në këtë vend janë shuuuumë! Ka dhe nje kategori tjeter me te cilet eshte e veshtire te merresh vesh;

Dy muaj me pare: Ka ra ekonomia, ka ra biznesi, spo vijne turista, sble kush, na iku vera pa ba nai leke, na kan myll kta, slon njerezit me ardh etj etj; Dy muaj me pas, fiks sot: Aaaa po, e myllen nji kto, pasi lan me hy ke deshen dhe bon han, tani dun pasaporte vaksine, test etj. Boll me llafe; THJESHT, SHKO E BEJ VAKSINEN! E KE KALUAR OSE JO, DEGJO MJEKUN DHE SHKO BEJ VAKSINEN! E fundit; Cilido qe eshte ne marredhenie me shtetin, nepunes, nepunes ne sherbime masive per qytetaret etj, DUHET TE VAKSINOHET! E ka detyrim vec mundesi per te shpetuar shendetin e tij!”, shkruan ai.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille