Ditën e sotme Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar nje vizitë zyrtare në Bashkinë e Pustecit.

Gjatë vizitës së tij Meta është pritur nga dhjetra banorë të minoritetit maqedonas dhe autoritetet vendore.

Banorët e Bashkisë së Pustecit falenderojnë Presidentin Meta për mbështetjen dhe përkrahjen ndaj tyre.

Ata shprehen se Presidenti Meta na ka qëndruar gjithmonë pranë.

Presidenti Ilir Meta ka vazhduar takimet me autoritetet vendore të Bashkisë së Pustecit

Në takim me Presidentin Meta ishin nënkryetari i Bashkisë së Pustecit, Andon Jani dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak.

Autoritetet vendore të Pustecit i shprehën mirënjohje Presidentit Meta për vëmendjen ndaj minoritetit maqedonas dhe për mbështetjen ndaj tyre.

Presidenti Ilir Meta është shprehur:”Minoriteti maqedonas është pasuri për Shqipërinë,të bashkëpunojmë të gjithë që Bashkia e Pustecit të jetë ndër më të begatat, të gjithë të angazhohemi për të ruajtur dhe promovuar vlerat e traditat e mrekullueshme të minoritetit maqedonas, minoriteti maqedonas do të jetë gjithmonë në vëmendjen time të përhershme”.

meta

meta

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com