Meta vizitë në Stamboll, takim me Presidentin e Pakistanit Arif-Ur-Rehman Alv

Meta vizitë në Stamboll, takim me Presidentin e Pakistanit Arif-Ur-Rehman Alv

Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Presidenti e Republikës së Pakistanit Arif-Ur-Rehman Alvi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet në një vizitë zyrtare në Stamboll ku pati një takim të veçantë me Presidentin e Republikës Islamike të Pakistanit Arif-Ur-Rehman Alvi me të cilin bisedoi për intensifikimin e marrëdhënieve dy dhe shumë palëshe dhe ato ekonomike.

‘Presidenti Meta i uroi Presidentit Alvi sukses në detyrën e re si President i Pakistanit dhe e siguroi atë për vazhdimin e forcimit të bashkëpunimit tradicional midis dy vendeve tona, veçanërisht atyre në fushën ekonomike dhe shkëmbimeve tregtare", njofton presidenca.

Presidenti Meta inkurajoi Presidenti Alvi në angazhimin e tij kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, për t’i dhënë Pakistanit një rol të rëndësishëm për paqen në rajon.

Të dy Presidentët u dakortësuan për të shkëmbyer vizita në nivelin më të lartë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

 Përkujtohet Dita e Dëshmorve në Lezhë, homazhe dhe kurora me lule në varrezat e dëshmorëve të qytetit

 Përkujtohet Dita e Dëshmorve në Lezhë, homazhe dhe kurora me lule në varrezat e dëshmorëve të qytetit