Meta vizitë në Strugë, takohet me kryetarin e Komunës

Meta vizitë në Strugë, takohet me kryetarin e Komunës

Presidenti Ilir Meta me kryetarin e Komunës Strugë, Ramiz Merko

Ilir Meta zhvilloi një vizitë në Strugë, ku u prit në mënyrë të ngrohtë e vëllazërore nga Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, këshilltarët e komunës, përfaqësues të bashkësive fetare, përfaqësues të forcave të ndryshme politike dhe qindra banorë të qytetit.
Gjatë takimit të përzemërt që pati në ambientet e Komunës së Strugës, Presidenti Meta bashkëbisedoi me Kryetarin e Komunës dhe këshilltarët rreth rolit të shqiptarëve në Maqedoni, por edhe për momentin e rëndësishëm që po kalojnë të dyja vendet në aspektin e integrimit evropian, perspektivën e shkëlqyer të Strugës, për të qenë një qendër rajonale e zhvilluar turistike, kulturore dhe ekonomike, etj. 


Struga është një qytet jashtëzakonisht i veçantë për të gjithë shqiptarët kudo ku janë. Është një nga qytetet tona më të bukura. Është e gjitha një trevë me tradita të jashtëzakonshme patriotike me një rol të fortë në historinë e mbarë kombit, me figura të shquara për pavarësinë e Shqipërisë dhe në vazhdimësi. Vijmë në një moment të mirë, Shqipëria dhe Maqedonia sapo kanë marrë një rekomandim pozitiv nga KE për çeljen e negociatave dhe duhet të forcojmë të gjitha përpjekjet në javët që vijnë për të marrë dhe një vendim pozitiv nga këshilli i vendeve anëtare dhe në qershor.
Besojmë që në Maqedoni është bërë një progres i rëndësishëm sidomos gjatë viti të fundit dhe këtë besoj e tregon edhe pozita e shqiptarëve. Për herë të parë kemi një kryetar të parlamentit që është zgjedhur nga forcat politike shqiptare. Po kështu kemi një vendosmëri të një shumice për të filluar sa më shpejt zbatimin e ligjit për gjuhën, që do t’i japë një zgjidhje të munguar deri tani, e që nuk është një privilegj që i bëhet popullit shqiptar, por një detyrim, është një domosdoshmëri. 
Përveç të tjerash, besoj që edhe zgjedhja e emrit është më pranë se asnjëherë tjetër me Greqinë, gjë që do të ndihmojë Maqedoninë të ketë një frymëmarrje tjetër në të gjitha proceset, jo vetëm të anëtarësimit në NATO, të çeljes së negociatave me BE-në, por edhe një zhvillimi më të qëndrueshëm ekonomik. Ky është një interes i madh edhe i Shqipërisë, sepse Maqedonia është një vend fqinj, por jo vetëm kaq. Edhe për arsye se shqiptarët këtu janë një faktor i rëndësishëm dhe fatmirësisht një faktor pozitiv për stabilitet, për integrimin evropian për anëtarësim në NATO dhe unë besoj që edhe në nivel vendor është shumë e rëndësishme të rrisim rolin e komunave në këto shkëmbime.

Ilir Meta, presidenti i Republikës së Shqipërisë


Pas këtij takimi, Presidenti i Republikës zhvilloi edhe një vizitë të shkurtër në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, ku studiojnë dhe punojnë të rinj nga rajoni dhe nga Shqipëria

Kanë të drejtë kur thonë, "Kako Struga, nema druga" (si Struga s'ka një tjetër). Sot me Kryetarin e Komunës, mikun tim Ramiz Merko duke bashkëbiseduar për perspektivën e shkëlqyer të Strugës, për të qenë një qendër rajonale e zhvilluar turistike, kulturore dhe ekonomike. Faleminderit shumë banorëve të Strugës për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore!

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në Facebook

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Komentuesi: 29/04/2018 18:42

    Ore like Floriri ngele duke bere Eskursione apo po mendon se jane te fundit Me teper fle ne Hotele jasht se sa tek Shtepija jote qe e ke bere me shpirt e mund duke kursyer duke henger Buke e Djathe 3 Vakthe ne Dite me dy Rroga ne shtet Keshtu na ka thene Mona jote Po te tregoj ku te shkosh per Eskursion bashke me Monen Shkoni e vizitoni Qytetin e Recit edhe aty ka nje Hotel te mire dhe kushte te mira Do Kenaqeni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg