Meta vizitë në Vjenë: Austria mike mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Meta vizitë në Vjenë: Austria mike mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe Presidenti austriak Van de Bellen

 Presidenti i Republikës Ilir Meta ishte këtë të martë në një vizitë zyrtare në Vjenë, ku është pritur në një takim nga presidenti austriak  Aleksandër Van der Bellen. Gjatë mbajtjes së një konference të  përbashkët Kreu i Shtetit, vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve ndërsa falenderoi Austrinë për mbështetjen në rrugën europiane të Shqipërisë.

“Shqipëria dhe Austria, janë mike tradicionale e aleate të ngushta”,  tha Meta.

 Kreu i shtetit Ilir Meta i shprehu mirënjohje Austrisë për gjithçka ka bërë që nga krijimi i shtetit modern shqiptar.

Teksa përgëzoi Presidentin Van der Bellen për kryesimin e suksesshëm austriak të Presidencës së BE-së, Meta tha Shqipëria po punon  fort për çeljen e negociatave  dhe anëtarësimin në BE.

“Çdo 28 Nëntor kujtojmë me mirënjohje për mbështetjen që na ka dhënë Austria. Mirënjohës për ndihmën bujare dhe aleancën solide të Austrisë. Përgëzoj Presidentin Van der Bellen për kryesimin e suksesshëm austriak të Presidencës së BE. Pritshmëria e Shqipërisë, por edhe e rajonit është shumë e madhe. Po punojmë fort të çelim negociatat e anëtarësimit me BE,” tha Meta.

Teksa është ndalur në çështjen e zhvillimeve të fundit në rajon, Meta e cilësoi një hap të rëndësishëm vendimin e Kuvendit të  Maqedonisë, i cili votoi pro ndryshimeve kushtetuese në Parlamentin Maqedonas.

 “Votimi në Kuvendin e Maqedonisë nxit besimin për anëtarësimin e saj në NATO e BE. Një rajon më pranë NATO e BE garanton më shumë siguri, paqe dhe stabilitet”, ka thënë presidenti Meta.

Duke folur për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, Meta nënvizoi se prej kohësh ajo ka realizuar standardet e kërkuara dhe qytetarët e Kosovës meritojnë të përftojnë lëvizjen pa viza drejt BE-së.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb