Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhte prej dy ditësh në Korçë dhe ditën e sotme vizitoi qendrën sociale të Mitropolisë “Shërbesa e Dashurisë”, ku u takua përzemërsisht dhe pjesëtarë të familjeve në nevojë, me të cilat ndau urimet e tij me fëmijët dhe pjesëtarë të familjeve në nevojë me rastin e Viti të Ri 2019.
Teksa mori pjesë në drekën e shtruar për shtresat në nevojë, një traditë 20-vjeçare e përditshme e kësaj Mitropolie presidenti Meta theksoi se duhet të rritet vëmëndja e shtetit dhe institucioneve për të bërë më shumë në drejtim të familjeve në nevojë që kanë nevojë për përkrahje sociale dhe ekonomike.
"Kemi nevojë të jemi më shpesh pranë këtyre njerëzve, sepse siç dëgjova edhe Imzot Joanin, nga i cili gjithmonë mëson: 'Ai që nuk e shikon Krishtin te sytë e lypësit pranë Kishës, e ka të vështirë ta gjejë atë diku tjetër'. Besoj se është detyrim i yni, i gjithë institucioneve qendrore e vendore që të bëjmë më shumë për të garantuar jetesën dhe dinjitetin e këtyre njerëzve, të cilët nëpërkëmben nga varfëria, por shpesh edhe nga braktisja e institucioneve, nga burokracia dhe mosvëmendja, u shpreh presidenti Meta
Padyshim vëmendja jonë për bashkësitë fetare është e jashtëzakonshme, sepse po bëjnë një punë të shkëlqyer dhe e bëjnë atë pa publicitet. Por nuk mjafton kjo, ne duhet të marrim përgjegjësitë tona si shtet. Duhet të bëjmë më shumë në këtë drejtim e të tregojmë përgjegjësitë tona sociale e të tregojmë më shumë njerëzillëk.”, - u shpreh Presidenti Meta
Komente







