Meta vlerëson kontributin
e familjes Rugova e Jashari 

Meta vlerëson kontributin<br />e familjes Rugova e Jashari <br>
Presidenti i Republikës Ilir Meta  ka nderuar veprat dhe kontributet  e Ibrahim Rugovës dhe familjes së Adem Jasharit.

Meta së pari ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurorë me lule tek varri i Ibrahim Rugovës, ndërsa ka vlerësuar  kontributet historike të kësaj familje

Ndërkohë pjesë e nderimeve ka qenë dhe Memoriali i Jasharëve në Prekaz ku Presidenti Meta ka theksuar se kontributi i Adem Jasharit  frymëzon çdo të ri shqiptar.

“Kur shikon gjithë ata burra, gra dhe fëmijë të rënë, e kupton se sa i shtrenjtë ka qenë çmimi i lirisë. Brezat e rinj sidomos duhet të shprehin nderimin, por njëkohësisht të mbajnë gjallë angazhimet për të forcuar lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe dinjitetin e shqiptarëve kudo në botë”- është shprehur Presidenti Meta.

Njoftimi i plotë I shpërndarë nga zyra e presidentit të Republikës Ilir Meta:


Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta nderoi dhe vlerësoi jetën, veprën e paharruar dhe kontributet madhore të Ibrahim Rugovës si dhe përkujtoi sakrificat sublime të familjes Jashari për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Presidenti Meta fillimisht bëri homazhe dhe vendosi një kurorë me lule mbi varrin e Presidentit Ibrahim Rugova në Velani, duke u përkulur me respekt ndaj veprës dhe kontributeve historike të tij.

Më pas Presidenti Meta vizitoi Kompleksion e Memorialit “Adem Jashari” në Prekaz ku pasi vendosi një kurorë me lule dhe bëri homazhet në shenjë respekti dhe nderimi për sakrificat e tyre sublime në vendprehjet e martirëve të familjes Jashari, u ndal edhe në Muzeun ku nënshkroi Librin e Përshtypjeve.

Me këtë rast Presidenti i Republikës vuri në dukje se sakrificat e Adem Jasharit dhe familjarëve të tij duhet jo vetëm të frymëzojnë shqiptarët kudo ku jetojnë, por përfaqësojnë një nga aktet më frymëzuese të mbështetjes që mbarë kombi shqiptar i dha lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Kur shikon gjithë ata burra, gra dhe fëmijë të rënë, e kupton se sa i shtrenjtë ka qenë çmimi i lirisë. Brezat e rinj sidomos duhet të shprehin nderimin, por njëkohësisht të mbajnë gjallë angazhimet për të forcuar lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe dinjitetin e shqiptarëve kudo në botë.” – u shpreh Presidenti Meta

[gallery]24243[/gallery]

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe