Meta vlerëson me dekorata 3 veprimtarë të shquar shqiptaro-amerikanë: Kontribut në mbrojtjen e interesit kombëtar dhe çështjes shqiptare

Meta vlerëson me dekorata 3 veprimtarë të shquar shqiptaro-amerikanë: Kontribut në mbrojtjen e interesit kombëtar dhe çështjes shqiptare

Presidenti Ilir Meta vlerësoi sot tre veprimtarë shqiptaro-amerikanë,  për kontributet e tyre të spikatura në shërbim të kauzës shqiptare dhe forcimit të marrëdhënieve të Shqipërisë dhe Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Meta i akordoi Dekoratën “Nderi i Kombit”, Rexhë Xhaklit (pas vdekjes), me motivacionin “Në shenjë vlerësimi të merituar dhe mirënjohjeje për kontributin e spikatur e shembullin e tij të rrallë në forcimin e lidhjeve historike shqiptaro-amerikane, lartësimin e imazhit të popullit shqiptar e vlerave tona kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe ndaj humanizmit, ndikimit e kontributit të tij të gjerë shoqëror”.

Ndërsa me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, Presidenti Meta vlerësoi Skënder Ukperaj Perolli, me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për kontributin e spikatur në forcimin e lidhjeve historike shqiptaro-amerikane; me mirënjohje për lartësimin e imazhit të popullit shqiptar e vlerave tona kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Po me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”,  Meta vlerësoi edhe Chrystopher Hyland, me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për punën e palodhur në drejtim të përhapjes dhe lartësimit të vlerave më të mira të shqiptarëve. Me mirënjohje për kontributin e shquar në thellimin dhe konsolidimin e miqësisë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipërisë dhe Kosovës”.

Sipas Metës, ata janë "shqiptarë të jashtëzakonshëm", që me aktivitetin e tyre patriotik dhe humanizmin e pashoq, kontribuan aq shumë për mbrojtjen e interesit kombëtar dhe çështjes shqiptare

"Sot, në 100-vjetorin e lindjes së një prej personaliteteve më të shquara dhe të paharruara të komunitetit shqiptar të Amerikës, patriotit Anthony Athanas, pata privilegjin, që së bashku me nderimin e kujtimit të veprës së tij, të vlerësoj tre veprimtarë të nderuar shqiptaro-amerikanë, Rexhë Xhaklin, Skënder Ukperaj Perolli dhe Chrystopher Hyland, të cilët gjithë aktivitetin e tyre jetësor ja dedikuan lartësimit të vlerave kombëtare, demokratizimit të Shqipërisë, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, progresit të shqiptarëve kudo në rajon dhe forcimit të lidhjeve tona me SHBA. Të tillë personalitete të jashtëzakonshme, që me aktivitetin e tyre patriotik dhe humanizmin e pashoq, kontribuan aq shumë për mbrojtjen e interesit kombëtar dhe çështjes shqiptare, do ta kenë gjithmonë vëmendjen, respektin, falenderimin dhe mirënjohjen tonë", thotë Meta.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?